Basketbolli amerikan sot ka marrë një lajm të keq. Ish-lojtari dhe trajneri i njohur, Paul Westphal, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Ai nuk mundi të fitonte betejën me kancerin në tru.
Në një deklaratë të dhënë së fundmi, Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, e kishte quajtur Vestphalin: “Një nga lojtarët më të mirë të epokës së tij”.
Gjatë karrierës së tij 12-vjeçare në NBA, Vestphalin ka luajtur për Bostonin, Phoenix Suns, Seattle SuperSonics dhe New York Knicks. Ai ka pasur mesataren e pikëve 20 për ndeshje.
Si lojtar, Westphal, u shpall kampion në NBA me skuadrën e Boston Celtics në vitin 1974. Ai gjithashtu ishte pjesë e “NBA All Star plot 5 herë në vitet 1977-81. Për tu përmendur është fakti që skuadra e Phoenix Suns, e ka tërhequr numrin 44 të mbajtur nga Paul Vestphal në vitet 1975-1980 dhe 1983-1984.
Nga ana tjetër, në karrierën e tij si trajner, Paul Westphal, drejtoi Phoenix Suns 1992-1995 dhe Sacramento Kings 2009-2012. Ai ka shërbyer edhe si asistent I trajnerit për skuadra si Dallas Maverics dhe Brooklyn Nets.
https://twitter.com/celtics/status/1345529798924369921
https://twitter.com/Suns/status/1345461011298439169