• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti/ Shumica e shqiptarëve lëvizin me makina të vjetra

08:37 : 31/12/2020
në AKTUALITET

Mercedes Benz, makina më e përdorur në fillim të viteve ’90 për shkak të fortësisë së saj në rrugët e shkatërruara vendase,  mbetet ende automjeti më e preferuar në Shqipëri, me gati një të tretën e mjeteve në vend që mbajnë këtë markë. INSTAT ka publikuar për herë të parë botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, ku jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë “Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %).

Sipas këtyre të dhënave Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volksëagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %).

Në Shqipëri dominojnë automjetet e vjetra.

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %.

Lexo edhe:

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volksëagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volksëagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volksëagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin 2019: “Mercedez Benz”, “Volksëagen” dhe “Ford”.

Kryesojnë automjetet me naftë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).

Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”.

Autovetura sipas Vëllimit të motorrit

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %. /Monitor.al/

Lajme të lidhura

SPORT

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
SPORT

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025
SPORT

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025
Para

Merr flakë makina në Durrës

TË GJITHA

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com