• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden, Harris dhe Trump drejt tubimeve në shtetin Xhorxhia

21:10 : 30/12/2020
në BOTA

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris dhe Presidenti Donald Trump po planifikojnë të bëjnë fushatë në shtetin jugor Xhorxhia në dy ditët e fundit përpara votimit që zhvillohet ditën e martë në këtë balotazh jetik për kontrollin e Senatit.

Harris po organizon një tubim të dielën në qytetin Savannah, përgjatë bregdetit të Atlantikut, për të mbështetur konkurentët demokratë, pastorin baptist Raphael Warnock, i cili përballet me Senatoren republikane Kelly Loeffler, si dhe producentin e dokumentarëve televizivë Jon Ossoff, i cili kandidon përballë Senatorit republikan David Perdue.

Biden dhe Presidenti Trump kanë njoftuar të dy për zhvillim tubimesh të hënën, ditën përpara se të zhvillohet votimi fizikisht të martën.

Biden do të jetë në tubim me dy kandidatët demokratë në qytetin më të madh të Xhorxhias, Atlanta, ndërsa Presidenti Trump do të dalë më në veri, në Whitfield County, në mbështetje të Senatorëve Loeffler dhe Perdue në aeroportin rajonal Dalton. Nënpresidenti Mike Pence ka bërë fushatë më parë në këtë shtet për dy republikanët, dhe po kështu kanë bërë edhe dy nga fëmijët e presidentit, Donald Trump Jr. dhe Ivanka Trump.

Dy balotazhet u bënë të nevojshme pasi asnjë prej të katër kandidatëve nuk fitoi shumicën në zgjedhjet përkatëse më 3 nëntor, megjithëse Senatori Perdue ishte në avantazh përballë Ossoff, dhe Pastori Warnock ia kaloi Senatores Loeffler. Anketimet më të fundit tregojnë rezultate shumë të afërta dhe nuk mundësojnë parashikimin e fituesve.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Rezultati ka rëndësi për Uashingtonin, sepse do të vendoset kontrolli politik i Senatit gjatë dy viteve të para të presidencës Biden, pasi ai të inaugurohet më 20 janar.

Republikanët pritet të kenë një avantazh 50 – 48 kur të betohen anëtarët e rinj të Senatit të dielën. Fitorja në njërën ose të dyja balotazhet në Xhorxhia do t’u jepte republikanëve shumicën e qartë për të përcaktuar axhendën e Senatit dhe shumicën në të gjitha komisionet e Senatit.

Por nëse do të fitonin të dy kandidatët demokratë Warnock dhe Ossoff, do të kishte një ndarje 50-50, demokratë-republikanë në Senat, duke i dhënë zonjës Harris mundësinë për të ndryshuar nëpërmjet votës së saj balancën në favor të demokratëve në organizimin e komisioneve dhe kontrollin e kalendarit legjislativ.

Kontrolli republikan do të komplikonte miratimin e axhendës legjislative të Biden gjatë dy viteve të ardhshme, duke imponuar ndoshta negociata të gjera mbi çështje të tilla të diskutueshme si zgjerimi i përfitimeve të kujdesit shëndetësor, vendosja e kontrolleve të emigracionit dhe vendosja e rregulloreve klimatike. Kontrolli nga demokratët, nëse anëtarët e partisë votojnë në bllok, mund t’ua lehtësojë rrugëtimin inciativave të zotit Biden.

Xhorxhia, dikur një bastion i qëndrueshëm republikan, anoi nga zoti Biden përkundër Presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, me pak më shumë se 12,000 vota nga 5 milionë vota të hedhura. Megjithë protestat e Presidentit Trump se manipulimi zgjedhor i kushtoi atij 16 votat elektorale të këtij shteti në Kolegjin Zgjedhor që përcakton rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, një numërim fillestar i votave dhe më pas dy rinumërime nxorën të gjitha fitues zotin Biden.

Biden ishte kandidati i parë demokrat presidencial që fitoi në Xhorxhia në 28 vjet, duke i dhënë kësaj partie shpresën se kandidatët Warnock dhe Ossoff gjithashtu mund të fitonin garat e tyre.

Pjesëmarrja në votime për balotazhet pritet të jetë e madhe, me më shumë se 2.3 milionë njerëz që kanë hedhur votën e hershme – 1.5 milion personalisht dhe 800,000 me postë. 500,000 votues të tjerë kanë kërkuar fletëvotime me postë.

Por numërimi i votave deri më tani nuk dihet pasi votat e hershme mund të tabulohen vetëm duke filluar nga e marta.

Pjesëmarrja deri më tani ka qenë më e larta në disa nga zonat e shumëpopulluara rreth Atlantës që i dhanë Biden fitoren e ngushtë në këtë shtet./VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Pas 7 vitesh negociatash, BE arrin marrëveshjen për investime me Kinën

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com