Kadaifi është një ëmbëlsirë që shqiptarët e konsumojnë shumë për festa dhe jo vetëm.
Kjo ëmbëlsirë me origjinë turke është përvetësuar në traditën tonë dhe pasuruar me elemëntë të kulturës shqiptare duke u bërë një ëmbëlsirë mjaft e shijshme, nga ato që të ngelet në mend
Nëse ballkavaja ka nderin të serviret vetëm gjatë Vitit të Ri, kadaifi fijehollë nuk ka nevojë për justifikim.
Atë amvisat e përgatisin sa herë të kenë dëshirë për vetë faktin se bëhet shumë lehtë.
Kadaifi përgatitet nga mielli dhe uji, por sipas preferencës pasurohet me gjalpë, arra, fistik e çokollatë.
Ai piqet duke marrë një ngjyrë të artë dhe më pas përzihet me shërbetin duke u zbutur dhe marrë një shije për të lëpirë gishtat.
Zakonisht, kadaifi përgatitet në tepsi dhe ndahet në feta të vogla katrore.
Kjo është metoda tradicionale por ka edhe një mënyrë interesante të përgatitjes së kadaifit me petë bakllavaje.
Përgatitja e Kadaifit me Petë
Përbërësit
1 pako petë të gatshme ëmbëlsirash
500 gr kadaif
250 gr gjalpë të freskët
250 gr arra të thërrmuara
100 gr rrush të thatë
Për sherbetin
1 kg heqer
500 ml ujë
5-6 karafila
Dy lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të shkrini gjalpin e freskët.
Ndërkohë, arrat pasi t’i keni thërrmuar bashkojini me kadaifin, përzjeini bashkë me rrushin e thatë dhe shtoni edhe katër lugë gjelle nga gjalpi i shkrirë.
Hapni një petë të gatshme, spërkateni me disa pika gjalpë dhe kështu vijoni deri me 6 peta. Më pas, shtroni kadaif me arra dhe rrush të thatë në të gjithë sipërfaqen e petës dhe mblidheni në formën e rolesë.
Vijoni kështu derisa të mbarojë mbushja më kadaif.
Si fillim, roletë e përgatitura vendosini në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) dhe lërini të qendrojnë aty përreth 1 orë.
Më pas, roletë e përgatitura vendosini me rradhë në formën e dredhanikut në një tepsi ( si në foto) dhe futeni më pas të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 170 gradë celcius për reth 50-60 minuta.
Pasi të piqet, lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur hidhini sipër në të gjithë sipërfaqen sherbetin e nxehtë.
Për përgatitjen e sherbetit mjafton të hidhni në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe lëreni derisa shurupi të trashet në formën e sherbetit.
/AgroWeb.org/