Një aksident me një grua të vdekur dhe një tjetër të plagosur është shënuar në fshatin Marinëz të Fierit. Viktima është Z.K., 60 vjeçe ndërsa N.K., 33 vjeçe, ka mbetur e plagosur (të dyja gratë janë banuese në Marinëz, Roskovec).
Sipas policisë, rreth orës 16:30 të së Hënës, ato u përplasën nga një automjet tip “Opel Astra”, që drejtohej në gjëndje të dehur nga S.P., 34 vjeç, banues në Roskovec.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja gratë, të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z.K.
Këtë të Mërkurë, policia njoftoi arrestimin e drejtuesit të mjetit për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.