Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj këtë të diel u trajtua historiku i qytetit të Malishevës, organizimi i UÇK si dhe rënia në luftë e dëshmorit të parë në atë zonë, Imer Krasniqi.
Llapushë është nocioni me të cilin është i njohur territori i komunës së Malishevës. Malisheva si vendbanim dëshmohet edhe me prezencën ilire , dëshmi kjo që tregon se Malisheva ka qenë vendbanim i hershëm ilir . Ajo shtrihet në anën perëndimore të Kosovës dhe si e tille thirret “Zemra e Kosovës”.
Ne kete qytet mori hovin me te madh organizimi i UÇK si dhe ishte baza e prodhimit të armëve dhe uniformave. Në Malishevë ka qenë pozicionuar dhe formuar shtabi i përgjithshem , si dhe zëri i kesaj lufte nëpërmjet Radios Kosova e Lirë.
Malisheva u njohë me shumë masakra barbare , nga ku brenda tyre ishin edhe gra e fëmijë që nuk e kalonin moshën një vjeç.
Një memorial me emrat e të masakruarve ndodhet në qëndër të këtij qyteti, pranë përmendores së Adem Jasharit.
Emisioni “Autokton” udhëtoi nëpërmjet rrëfimit të familjarëve të cilët kishin humbur njerëzit e tyre më të afërt, si dhe na njohën me ngjarjen dhe rënien e dëshmorit të pare,në zonën e Malishevës, duke na mirëpritur brenda konakut të dëshmorit Imer Krasniqi.
Në varrezat e dëshmorëve të rënë në luftë valvitet një flamur, brenda të cilit fluturon i lire shpirti i luftëtarëve të UÇK-së.
Në pranverën e vitit 1991 – shkurt 1998 ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe. Në vitin 1991 një grup atdhetarësh të ardhur nga Kosova, Zvicra e vende të tjera, me Adem Jasharin në krye, u stërvitën ushtarakisht për rezistendcë të armatosur guerile.
Adem Jashari i pari krijoi grupin e Drenicës dhe në vitin 1992 filloi aksionet e para luftarake. Më 5 prill 1993, në kullën e tij u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. Adem Jashari propozoi që të gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë mbledhje u mor vendimi për emërimin e Adem Jasharit Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, e cila në vjeshtën e vitit 1994 mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Por kushtet në të cilat ndodheshin këta luftëtar, ishin shumë të vështira, aq të vështira sa edhe ceremonitë martesore i zhvillonin nën petkun e veshjes ushtarake dhe mbajtjes së armës. Gani Krasniqi na rrëfeu një detajë tek i cili teksa e dëgjon të trondit por edhe të emocionon. Ai na tregoi sesi dy javë para se të ndërronte jetë Imer Krasniqi, dëshmori i parë,ne zonen e Malisheves, zhvilloi ceremonine e dasmes se te birit. Ai rrefen se nusja u morë nga 25 ushtarë të cilët ishin të armatosur, pasi rruga të cilën do të përshkonin ishte nën okupimin serb. Kjo dasem u zhvillua dy jave para se të vritej Imer Krasniqi ne 11- qershor te vitit 1998.
Por Gani Krasniqi, si pjesë e kësaj lufte dhe si një ndër organizatorët e shtabit të përgjithshëm, tregoi detaje se heronjë të vërtetë nuk janë vetëm të renet në luftë, por edhe ata që kryen një detyrë fisnike, siç është ajo e mjekut, i cili ju shërbeu të plagosurve deri në fund.
Fjalët dhe mesazhi që përcolli ishin domethënëse: ‘Unë humba djalin në këtë luftë, por dhimbja ime nuk është e vetme, ajo është një dhimbje e një kombi që ngushllim ka lirine e këtij vëndi…