Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në Kukës, në rrugën dytësore që lidh qytetin verior me Shishtavecin, duke përfshirë tri automjete.
Për shkak të shpejtësisë në rrugë të lagur në vendin e quajtur “Ura 16-orëshe”, mjetet u përplasën mes tyre duke lënduar 5 persona që gjendeshin brenda tyre.
Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e tyre shëndetësore është përgjithësisht e mirë.