Pasditen djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i Arbrit me Anën. Takimi u cilësua si shumë i ngrohtë dhe të dy thanë se u ndjenë shumë mirë me njëri tjetrin.
Në takim Ana e pyeti Arbrin se çfarë do bënte nëse e dashura do e tradhtonte. Arbri tha se nuk e toleronte një të tillë, ndërsa u shpreh” e bëj copash”.
“Nëse do të tradhtojë le ta ndërpresë marrëdhënien më mirë”, tha Arbri.
Deklarata e Arbrit shkaktoi shumë debate në studio, ndërsa djemtë ishin kundër reagimit të tij të fortë.