• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Si të pajiseni me kartën e rezidentit për parkim falas në Tiranë

12:48 : 06/11/2016
në SOCIALE

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët në zonën e Bllokut “Shushica”, të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në zonën e caktuar.

Nga projekti pilot përfitojnë qytetarët rezidentë në gjithë bllokun “Shushica”, i cili kufizohet nga rrugët: “Sulejman Delvina”, “Gjik Kuqali”, “Grigor Heba” dhe “Medar Shtylla”. Bashkia e Tiranës bën të ditur se qytetarët e këtij blloku, nëpërmjet pajisjes me Kartën e Rezidentit, do të përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në të gjithë hapësirën publike të destinuar për parkim në Bllokun “Shushica” (sipas sinjalistikave vertikale dhe horizontale), si dhe në rrugët kryesore të poshtë shënuara (rrugët me vijëzim të Bardhë): – Komuna e Parisit, – Gjin Bue Shpata, – Emin Duraku.

Karta e Rezidentit, e shpërndarë për këtë projekt pilot, është falas vetëm për këtë fazë dhe ka afat deri në datën 31.12.2016. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të internetit, Bashka e Tiranës ka ftuar të gjithë banorët, të cilët kanë paraqitur dokumentacionet e nevojshme pranë Agjencisë “Tirana Parking”, që të paraqiten për të tërhequr Kartën e Rezidentit, ditën e shtunë dhe të diel, dt 05 dhe 06.11.2016 prej orës 10:00-13:00.

Pas projektit pilot në bllokun “Shushica”, shpërndarja e kartës së rezidentit do të shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit të Tiranës, ku qytetarët rezidentë do të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi.

Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12-mujor. Kjo pullë identifikuese është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Pajisja me Kartën e Rezidentit nuk i jep të drejtën rezidentit që të parkojë pa pagesë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijëzuara me Blu).

Lexo edhe:

Lautaro si Crespo, vendos rekord të ri në Champions me Interin

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë (fillimisht 1 mjet/familje), vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht: certifikatë familjare; vërtetim banimi; kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes; certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti; leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti; fotokopje e taksave vjetore të makinës; fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të zgjidhet dhe një nga problematikat kryesore në qytetin e Tiranës, parkimi i automjeteve.

Ndarja e zonave të rezidentit në Tiranë

Projekti i Rezidentit, në përputhje me VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, e ndan qytetin e Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP 1, 2, 3, 4)

Zona 1.
Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi “Zogu 1” në anën lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Zona 2.
Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

Zona 3.
Me kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

Zona 4.
Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

harta

Lajme të lidhura

SPORT

Lautaro si Crespo, vendos rekord të ri në Champions me Interin

18:02 : 08/05/2025
AKTUALITET

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

17:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti feston sot datëlindjen, urimi i vetëm ai i Ledion Liços

17:47 : 08/05/2025
SPORT

Firma me Bayern më pranë, Wirtz flet për të ardhmen: Dua të provoj diçka të re!

17:35 : 08/05/2025
AKTUALITET

Importuesit po blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë, ekspertët: Po abuzohet

17:34 : 08/05/2025
Para

Bebe Rexha, prezantuese e “MTV Europe Music Awards”

TË GJITHA

Lautaro si Crespo, vendos rekord të ri në Champions me Interin

18:02 : 08/05/2025

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

17:57 : 08/05/2025

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025

Gjesti feston sot datëlindjen, urimi i vetëm ai i Ledion Liços

17:47 : 08/05/2025

Firma me Bayern më pranë, Wirtz flet për të ardhmen: Dua të provoj diçka të re!

17:35 : 08/05/2025

Importuesit po blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë, ekspertët: Po abuzohet

17:34 : 08/05/2025

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

17:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com