• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dalin detaje të reja nga masakrimi i çiftit shqiptar/ Dyshohet se njiheshin me vrasësin

17:10 : 18/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga gjetja në Itali pranë burgut të Soçillianos të trupave të masakruar të Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët rezultonin të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015.

Hetuesit e ngjarjes kanë filluar ballafaqimin e të gjithë dëshmive, duke filluar nga versionet e vajzave të çiftit shqiptar të vrarë dhe të mbyllur në 4 valixhe.

Po kështu hetuesit kanë mbledhur edhe dëshmitë e anëtarëve dhe të njohurve të tjerë të familjes

Një nga hipotezat qëndron se Shpëtim dhe Teuta Pasho ua kanë hapur vetë derën vrasësve të tyre.

Kjo është një nga hipotezat ku hetuesit po punojnë. Nga mbetjet e gjetura në katër  valixhe doli se Teuta Pasho kishte veshur një fustan ngjyrë rozë  ndërsa bashkëshorti i saj një pizhamë.

Lexo edhe:

No Content Available

Nëse nuk mund të thuhet me siguri se ata ishin sulmuar gjatë gjumit, mund të thuhet se me shumë gjasë ata ishin në shtëpi dhe prandaj nuk dyshuan se do të gjendeshin në një situatë të rrezikshme.

Ata mund të jenë tradhtuar nga dikush që e njihnin dhe më pas ishin sulmuar me egërsi.

Shpëtim Pasho sipas hetuesve u godit me thikë në fyt, kurse bashkëshortja e tij u rrah, u shkelmua dhe grushtua, dhe pastaj u mbyt duke u dhunuar egërisht.

Mbi mbetjet e veshjeve, hetuesit e Departamentit të Forenzikës po kryejnë të gjitha hetimet, përfshirë hulumtimin e ADN-së së njerëzve të tjerë, me shpresën për të gjetur një detaj për t’i dhënë një emër vrasësve.

Gjurmët e ADN-së gjithashtu po kërkohen në paketimin e mbetjeve të kufomës, celofanit dhe shiritit ngjitës të përdorur për paketimin makabër.

Sidoqoftë, shumë pjesë ende mungojnë.

Ajo që është thelbësore për hetuesit është vendi ku u krye agresioni brutal dhe ku janë mbajtur eshtrat për shumë vite, dy pyetje ende pa përgjigje.

Po kështu prokurorja Ornella Galeotti po përpiqet të identifikojë periudhën në të cilën ndodhi vrasja e dyfishtë.

Për këtë arsye, hetuesit po kalojnë raportet e zhdukjes së prindërve, historitë e tyre, historitë e njerëzve që takuan çiftin i cili mbërriti nga Vlora me një autobus në fillim të tetorit 2015.

Dy vajzat e çiftit u dëgjuan po kështu përgjatë gjithë ditës së mërkurë. në kazermat e karabinierëve, po kështu dje u dëgjuan edhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes dhe të njohurit e çiftit.

Ajo që hetimet kanë rindërtuar deri më tani është që bashkëshortët, fillimisht mysafirë të vajzave të tyre, duhet të ishin zhvendosur nga një pronar në Scandiçi.

Por atje, nga kontrollet e para, ato nuk do të mbërrinin kurrë. Vajzat thonë se sa herë që prindërit e tyre vinin në Itali për mjekim ata merrnin me qira një apartament, herë në Firence, herë në Scandiçi.

Lajmet e fundit nga prindërit do t’i kishin më 1 nëntor.

Në mbrëmjen e po asaj dite ata flasin në telefon.

Atë ditë, djali i tyre Taulanti, tani i ndaluar në një burg në Zvicër, ishte ende në Solliçiano: ku ai rifitoi lirinë më 2 nëntor.

Dyert e burgut hapen në 11.00, por atë ditë mungonin prindërit që ta prisnin atë në daljen e Solliçiano.

Kur Taulanti u kthye në shtëpi në rrugën del Pantano ku jetonte me të dashurën e prindërve të tij, ata tashmë kishin humbur gjurmët.

Shtëpia dhe garazhi i Taulant Pasho, midis  vitit 2016 dhe 2017, ishin objekt i disa raporteve nga disa godina për shkak të erërave të këqija të lidhura me praninë e dy qenëve pit bull.

Rojet e kafshëve bënë disa inspektime dhe informuan Prokurorin për higjienën e dobët dhe kujdesin e dobët të qenve.

Sidoqoftë, në shtëpinë Pasho, rojet kurrë nuk arritën të hynin sepse asnjë urdhër kërkimi nuk u dha kurrë.

Taulanti ishte shumë i dhënë pas qenve e tij dhe gjatë kohës që qëndronte në burg ai i kishte rekomanduar të dashurës së tij që të kujdeset për ta.

Nga 40 mijë euro që çifti do të kishte nga kompensimi pas një aksidenti fatkeq, megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë.

Duket se çifti me ato para tashmë kishte blerë një apartament në Shqipëri.

Etiketa: kronike masaker boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Maradona nuk gjen qetësi as në varr, test ADN-je për vajzën që pretendon atësinë e tij

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com