• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania shënon rekord vdekjesh nga Covid

08:48 : 16/12/2020
në BOTA

Për herë të dytë brenda një viti Gjermania kufizon fort jetën publike. Se sa serioze është gjendja e pandemisë e tregon shifra e vdekjeve të mërkurën. Jens Spahn premton ndërkohë transparencë maksimale për vaksinën.

Seriozitetin e gjendjes së pandemisë në Gjermani e bën të qartë një shifër: Zyrat e Shëndetësisë i kanë njoftuar Institutit Robert Koch 952 të vdekur në ditë. Shifra më e lartë deri më tani ka qenë në 598 vetë. Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani kanë humbur jetën 23.427 vetë me ose nga Corona. Edhe numri i infektimeve të reja është shqetësues, vlera ditore arrin 27.728 vetë. Këto janë 7000 raste më shumë se të mërkurën e kaluar.

Lockdown i dytë

Për të kufizuar përhapjen e pakontrolluar të virusit, nga e mërkura në Gjermani hyjnë në fuqi kufizime të forta të jetës publike që u vendosën në fundjavë në takimin e kancelares Merkel me kryeministrat e landeve federale. Nga 16 dhjetori deri në 10 janar do të mbyllen të gjitha dyqanet, përjashtime ka për ato dyqane që janë të nevojshme për nevojat e përditshme. Shkollat mbyllen, dhe nuk ka detyrim për prezencë në shkollë. Kopshtet janë mbyllur dhe ofrohet kujdestari vetëm në raste nevoje. Edhe parukeri e shërbime të tjera mbyllen. Rregulla të forta vlejnë edhe për takimet private. Maksimumi lejohen të takohen 5 persona nga dy familje. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Vetëm nga 24-26 dhjetor ka një rregullore të posaçme, ku lejohet që në rrethin familjar takime me katër vetë që vijnë nga familje të tjera. Megjithatë rregullat konkrete varen nga landet federale, që lëshojnë vetë rregulloret e posaçme të Coronës.

Të mos kemi iluzione

Lexo edhe:

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

Më 5 janar landet dhe federata do të takohen sërish për të parë ecurinë e gjendjes. Së fundmi kancelarja Merkel kishte theksuar, se janari dhe shkurti do të jenë muaj shumë të vështirë pandemie. “Këtu nuk duhet të kemi iluzione”, ka thënë Merkel. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi, se të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë pas vaksimit me Corona të japin shpejt përmes një aplikacioni efektet anësore që kanë ndjerë. “Ne do ta bëjmë këtë shumë, shumë transparente”, tha Spahn. Kjo vlen si për vaksinat, edhe për kohën pas tyre. “Besimi është gjëja më e rëndësishme tek vaksinimi.”

Autoriteti Europian i Mjekësisë, EMA bëri të ditur të martën, se parashikon të publikojë vlerësimin për vaksinën e firmës Biontech-Pfizer që të martën, pra tetë ditë para planifikimit. Formalisht këtë duhet ta miratojë edhe Komisioni Europian, por ky është një proces i shkurtër që mund të kryhet brenda një dite. Më pas mund të fillojë vaksinimi.

/DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025
SPORT

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025
BOTA

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025
Para

Protesta për Klodian Rashën, arrestohen dy persona në Durrës

TË GJITHA

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com