• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mjafton dorëheqja e Sandër Lleshajt?

09:27 : 12/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Sandër Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm, pavarësisht se e shkarkoi nga çdo përgjegjësi morale dhe ligjore lidhur me vrasjen e një të riu nga një efektiv i Shqiponjave.

Rama trajtoi krimin si një rast të rëndë, për të cilin tha se autori është vënë në pranga. Në fakt Lleshaj, një ish-gjeneral i Forcave të Armatosura, është vetëm një ushtar i asaj që mund të quhet Perandoria e Pushtetit.

Ai riktheu në rradhët e policisë një frymë paramilitare, e cila të kthen pas në kohë, 20 apo 25 vjet, ku po t´i referohesh raporteve ndërkombëtare, flitej edhe për raste torturash nga forcat e policisë apo ato të sigurisë.

Mjafton që të kthesh memorien për të kuptuar se Lleshaj nuk bëri ndonjë shpikje duke aplikuar metoda të reja në përdorimin e policisë si shkop për të goditur kundërshtarë të një sistemi apo qeverie, por për të goditur cilindo që guxonte të protestonte.

Lexo edhe:

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

Herë me gjoba, herë me gaz, herë me FNSH, dhe herë me militantë të veshur me rrobën e policit apo punonjësit të sigurisë, u tentua të imponohej frika te një popull që e ka thyer atë 30 vjet më parë. E theu edhe në 1997, 1998 dhe është i gatshëm ta thyejë edhe sot.

Kthehuni pas në kohë, kujtoni ngjarje dhe sjellje policore, që as më shumë e as më pak janë të ngjashme me këtë frymë që sot përfshin policinë, që nis nga Drejtori i Përgjithshëm dhe zbret poshtë te ata policët që sa më sjellshëm ti sillesh aq më arrogant bëhen.

Nëse sot numërohen policët që kanë humbur jetën në luftë me krimin apo bandat, vështirë të gjesh drejtues të Policisë, në nivel shefash apo drejtorësh, komandant togash apo efektivë me gradat më të ulëta, që janë përballur me ligjin për shkeljet që kanë bërë.

Ndëshkimi i vetëm i tyre ka qenë largimi nga rradhët e policisë, ku dhuna që kanë ushtruar, më tepër është përdorur si një argument për t´a larguar, jo se ka shkelur të drejtat e qytetarëve, por për shkaqe të rëndomta politike.

Nëse në këtë vend do të kishte pasur dënime me burg, sikundër shprehet prej 7 apo 8 vjetësh Edi Rama, për dhunën policore, për shkeljen e të drejtave të njeriut, për mënyrën sesi rekrutohen në polici, për mbylljen e syve para ngjarjeve kriminale, vështirë të besohet se ata njerëzit me uniformë do të zbatonin në mënyrë të verbër urdhra verbal, qofshin këto nga një drejtues policie, ministër apo Kryeministër.

Sa drejtorë policie vendorë apo të përgjithshëm, janë ndryshuar në 30 vitet e tranzicionit shqiptar? Me qindra janë larguar, por asnjë prej tyre nuk është përballur, jo dënuar, me një sallë gjyqi për shkelje, për urdhëra absurd, për dhunë, dhe çdo akuzë tjetër publike apo edhe politike.

Thjesht ata qarkullojnë, presin rradhën për t´u rikthyer në pozicionet që kanë pasur, pasi kanë qëndruar në qetësi dhe kanë menduar se janë harruar, duke qenë edhe më të bindur jo ndaj ligjit, por ndaj shefit të rradhës, qoftë në nivel teknik apo politik.

Ky është modeli që është krijuar nga një sistem që dhunën e ka përdorur sa herë i është dashur derisa pikat e vlimit ka arritur aty ku ose do të shpërthejë, ose njëra prej palëve do të ulet.

Për vrasjen e 25-vjeçarit nga një punonjës policie, së pari dorëheqjen duhej ta jepte ai drejtuesi i policisë së Tiranës, në territorin e të cilit iu pre jeta në mes një të riu, nga një efektiv që kishte direkt në varësi. Më pas duhej të ishte ai Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që nëse do të kishte ndërgjegje, minimalisht do t’i vinte turp të rrinte në atë detyrë. Jo vetëm se u vra një qytetar nga një polic, por sepse është ky drejtor që ka legjitimuar dhunën dhe ka shfaqur përulësi ndaj atyre që sot janë në burg për vepra penale. Kujtoni ngjarjen e pak muajve më parë kur Veliu legjitimoi dhunën ndaj një adoleshenti dhe si burracak, bënte biografinë e familjes së tij, për të mbrojtur 3, 4 apo 5 vartës. Kujtoni kohën kur po Veliu shoqëronte me makinën e tij atë që u quajt si “Eskobari i Ballkanit”, meqë ai kishte pranuar të dorëzohej.

Dhe më pas duhej të vinte dorëheqja e Lleshajt, ish-gjeneralit të FA-ve. Lleshaj duhej të ikte jo thjesht për vrasjen e 25-vjeçarit, por për atë frymën që riktheu në polici dhe që njerëzit me uniformë i shihte si Rambot, që mund të të dhunonin, rrihnin, sakatonin, të merrnin edhe jetën.

Kjo në aspektin moral, pasi përgjegjësia shkon edhe më tej, te Kryeministri, që nga një liberal, sikundër portretizohej, është një autoritarist.

Jo rastësisht ai ka zgjedhur si ministra të Brendshëm, njerëz që më shumë kishin frikë të bërtiturën e tij se sa ligjin.

E nisi eksperimentin me Sajmir Tahirin, që sot përballet me ligjin me akuza penale për drogë, e vazhdoi me të konsumuarin Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit ishte në kërkim po për drogë, e vijoi me Sandër Lleshajn, këshilltarin e sigurisë, që s’foli asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, dhe nuk është çudi që nesër ta vijojë me kokulurin e rradhës, qoftë burrë apo grua.

Ky është sistemi që prodhon dhunë, revoltë, arrogancë, i cili më pas legjitimon shkelje pa fund, dhe mbyllet cikli me një dorëheqje, që nuk e zgjidh problemin, por e agravon atë.
Prej dy ditësh në Tiranë protestohet dhe protesta nuk u ndal se iku Sandri si ministër, nuk do të ndalet as po të ikë Ardi Veliu apo Edi Rama. Gjithmonë do të dalë dikush që sërisht do të protestojë, do të hedhë gurë, thyejë xhama, djegë pemë, dhe në anën tjetër do të ketë gjithmonë policë me apo pa skafandra që do të turren për të rrahur, gjakosur dhe helmuar me gaz protestuesit.

Kjo do jetë një përplasje e vazhdueshme nëse nuk do të ketë një zgjidhje, e cila nuk vjen as duke u ankuar dhe as duke menduar se dhuna do të garantojë karrigen e pushtetit. Zgjidhja është te përballja me ligjin sot, nesër, pasnesër, të gjithkujt që ka marrë përsipër një detyrë, në kundërshtim apo e ushtron duke e shkelur ligjin.

Nuk mund të vazhdohet më me teoritë se ndryshimi i pushteteve, shoqërohet me një largim individësh nga ca zyra që s’dihet si kanë hyrë, dhe pastaj nis gjithçka nga e para, ku ata që largohen vijojnë të qetë angazhimin e tyre, pa dhënë llogari për ato që kanë shkelur dhe përfituar.

Në të kundërt, prapë do të shfaqen diku ca policë që do rrahin, dhunojnë, shkelin me këmbë, për të mos thënë që të marrin edhe jetën, ashtu kot se ndjehen të mbrojtur dhe po i shërbejnë pushtetit të rradhës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
BOTA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
Para

Protesta në Durrës, 7 të arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom