Një shkëmbim zjarri ka ndodhur në kufirin-greko shqiptar, ku një trafikant droge ka qëlluar mbi policinë e Igumenicës në fshatin Anavrito.
Ngjarja ka ndodhur pasi policia greke tentoi të ndërhynte teksa një mjet ka tentuar të marrë një ngarkesë që dyshohet të jetë mbi 100 kg marijuanë.
Nuk raportohen persona të lënduar. Forca të shumta të policisë greke kane shkuar ne vendngjarje.
Në një deklarate zyrtare policia deklaroi: “Në vendngjarje janë 5 çanta dyshohet me mbi 100 kg. Personi qe ka qëlluar ishte duke ruajtur drogën në pritje të një makine që do vinte ta merrte”.