• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “burg-burg”, tek vrasja e Klodian Rashës, pse u kthyen policët në “Kaubojsa”

12:21 : 10/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Vrasja e 25-vjeçarit të paarmatosur, Klodian Rasha, nga një efektiv i policisë, është pasojë e një “ekstra-ligji” që Qeveria “Rama” i ka dhënë prej vitesh uniformave blu, duke i dhënë kompetenca shumë të zgjeruara dhe duke i mbështetur, edhe kur ata shkelin hapur të drejtat e njeriut.

Këtë mendim ndajë analistë të sigurisë, të cilët gjatë orëve të fundit kanë dhënë opinionin e tyre në media, për të hedhur dritë mbi faktorët se përse polici i “Shqiponjave” ndoqi të riun Rasha mesnatën duke u gdhirë 8 Dhjetori 2020 dhe e qëlloi atë për vdekje, pavarësisht se viktima nuk përbënte rrezik.

Prej shumë vitesh, forca policore, e përbërë në pjesën më të madhe të saj nga profesionistë të lënë në hije, është shndërruar në mekanizmin më represiv të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

“Boldnews.al” po rindërton një kronologji të shkurtër, në bazë të të cilës hidhet dritë se përse efektivë të caktuar policie shfaqen si “Rambo” në rrugët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

Lexo edhe:

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

Në fjalimet e para në Parlament si kryeministër, në fund të vitit 2013, Edi Rama dha një premtim tronditës, por që në momentin e parë nuk u mor seriozisht: “Nuk keni parë gjë akoma!”

Rama, ndoshta nga fakti se deklaratat e tij u morën me ilaritet nga opozita dhe publiku, bëri gjithçka për të dëshmuar se është i aftë të bëj atë që thotë sa i përket nënshtrimit të qytetarëve, nën devizën “Të bëjnë shtet”.

Qeveria “Rama” premtoi reforma ekonomike, por lëvizjet e para dhe më të fuqishme ishte forcimi i mjeteve të represionit.

Togfjalëshi “Burg-Burg” zuri vend në leksikun e tij politik. Nga fjalët, tek veprat, maxhoranca e majtë ndryshoi disa herë Kodin Penal, me qëllim burgosjen e qytetarëve dhe friksimin e tyre me polici.

Fillimisht, u vendos burg për ata që nuk paguanin kuponin tatimor. Dhjetra sipërmarrës të vegjël, kryesisht ata që kishin një biznes të vogël familjar, provuan qelitë të komisariateve anembanë Shqipërisë.

Pasi “terrorizoi” biznesin, atë të vogël, jo të madhin, qeveria “Rama” iu vërsul qytetarëve që nuk paguanin energjinë elektrike.

Qindra shqiptarë provuan të ftohtin e birucave, pasi, në përpjekje për të mbijetuar dhe për të ngrohur familjen, lidhnin një fije teli në shtyllat e elektrikut.

Pati nga ata qytetarë që i dhanë fund jetës në biruca, pasi nuk mund të duronin që familjet e tyre të jetonin pa ngrohje, në kushtet e një varfërie ekstreme.

Përballë këtyre rasteve fakteqe, gjendej “mëkëmbësi” i Edi Ramës, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me shprehjen e tij “Bravo Çuna”.

Dhe “bravo-çunat” u nxitën më shumë që të ushtronin represion ndaj qytetarëve, mjafton që ministri dhe kryeministri t’u lëshonin një buzëqeshje, ndërkohë që forconin pushtetin e tyre.

Pas “burg-burg” për dritat e kuponat tatimorë, struktura të caktuara të Policisë u ngarkuan me detyrën “fisnike” për të rrafshuar çdo tentativë qytetare dhe opozitare për të kundërshtuar arrogancën qeveritare.

Banorët e “Astirit” në Tiranë ishin të parët që provuan sulmin masiv me gaz lot-sjellës, në kohën që “Sandër-Kimiku”, siç konsiderohet ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mori detyrën.

Pas banorëve të “Unazës së Re”, protestuesit e opozitës gjithashtu thithën sasi të mëdha gazi lakrimogjen, pasi “guxuan” t’i kundërviheshin qeverisë.

Në çdo rast, veprimet shproporcionale policore, mbështeteshin me fanatizëm nga qeveria. “Bravo Çuna” u ndryshua me shprehjen “Policia më e mirë e të gjithë kohërave”, por filozofia mbetej e njëjtë-nëse Policia i bindej qeverisë, ajo ishte më e mira, më e bukura dhe më e zonja.

Kulmi arriti në protestat për Teatrin Kombëtar, ku forcat speciale iu vërsulën artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile me një egërsi të pakuptimtë.

Pamjet tronditëse tejkaluan kufijtë e Shqipërisë, por Policia, më saktësisht ajo pjesa militante, mori sërish “fletë lavdërimi” nga Lleshaj dhe Edi Rama.

Në të njëjtën kohë, Policia është ngarkuar me detyrën e ruajtjes së maskës covid-iane. Janë bërë barcaletë rastet kur efektivë policie ndjekin qytetarët për shumë metra, vetëm e vetëm për t’i gjobitur për maskën dhe për t’u treguar shefave se e realizuan planin e represionit ndaj qytetarëve.

Nën këtë dëshirë duket se ka funksionuar edhe nënvetëdija e efektivit të “Shqiponjave”, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, pasi e pikasi përtej orës policore, 22 të mbrëmjes.

Për një “fletë lavdërimi” apo për një “Bravo çuna”, ai nxori pistoletën shërbimit dhe vrau një djalë të ri, i cili kishte guxuar të thyente rregullin e vendosur në rrjete sociale nga “lideri” politik.

Dhe pas kesaj vrasjeje te paster shteterore, i kryer nga nje person qe perfaqeson ligjin dhe shtetin, Policia si institucion i rikthehet serish kercenimit te qytetareve.

Ne gjysma-reagimet “ngushelluese” pas krimit, si edhe ne njoftimet pas protestes qytetare, Policia e Shtetit si strukture, nuk i shmanget dot gjuhes intimiduese e frikesuese ndaj qytetareve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
AKTUALITET

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025
AKTUALITET

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
AKTUALITET

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025
Para

Rama publikoi foto me drejtuesin e Pfizer/ Aktorja: Turp që gënjen!

TË GJITHA

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025

Kërkon mandatin e deputetit, KAS shqyrton ankimimin e Adriatik Lapajt

11:42 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com