• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 25-vjeçarit, pse nuk reagojnë Ardi Veliu dhe Sandër Lleshaj?

09:49 : 09/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia në Tiranë. Lajmi u transmetua në orët e para të së Martës, fillimisht me një paqartësi, ndërsa më pas u dhanë disa detaje që mund të ndriçonin sadopak atë që ndodhi në një nga rrugicat pa drita të Laprakës.

Rasha ishte qëlluar me dy plumba, njërin në shpatull dhe tjetrin në kokë. Plumbi i parë i ka kaluar afër zemrës, i dyti ka daljen në sy. Një preçizion i lartë nga një punonjës policie, nga një distancë që deri më tani nuk thuhet ekzaktësisht, ndërsa SHÇBA e cilësoi një vrasje përtej kushteve të vetëmbrojtjes.

E vetmja shkelje, të paktën nga sa raportohet e të riut, ishte se kishte thyer orën policore, e cila vendos qytetarin në shtetrrethim prej orës 22:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Thyerja e orës policore parashikon një gjobë, e shumta një shoqërim në Komisariat, nëse individi nuk ka kartë identiteti me vete, ose kundërshton punonjësin e policisë.

Lexo edhe:

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në fakt 25-vjeçari u qëllua për vdekje me dy plumba. Polici tejkaloi çdo kompetencë ligjore, kreu një vrasje, për të cilën do ti duhet të përballet me ligjin.

Por ajo që tremb më shumë, që shkakton panik dhe terror është heshtja, mosreagimi i titullarëve të policisë, Ministrisë së Brendshme dhe çdo zinxhiri tjetër në hallkën drejtuese të atyre që paguhen me taksa për të mbrojtur jetë, për të dhënë siguri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili pak muaj më parë u shfaq në mbrojtje të disa policëve që dhunonin një adoleshent te Parku i Liqenit, minimalisht duhej të dilte dhe të reagonte. Ndoshta është shumë që të mendosh se mund të merrte përgjegjësi për t’u dorëhequr vetë, por të paktën, duhej të pezullonte nga detyra atë zinxhirin komandues të atij policit, që shtiu jo një herë, por dy herë.

Veliu nuk u shfaq, madje as përmes ndonjë deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Whats app apo email.

Nuk u shfaq as ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ish-gjenerali i Forcave të Armatosura, i cili kur mori detyrën do të deklaronte se çdo polic do të kishte fytyrën e tij nëse shfaqte sjellje të pahijshme, shkelte ligjin apo shfaqej duke pirë. Nuk dihet nëse Sandri sot do të pranojë që të ketë fytyrën e një polici që vrau një qytetar, faji i vetëm i të cilit ishte se kishte thyer orën policore.

As Sandri nuk reagoi, nuk nxorri zë, qoftë edhe me një reagim nga ato me dy rrjeshta, qoftë edhe për t’u distancuar nga veprimet e atij policit.

Nuk e bën dot, pasi Sandri si ministër legjitimoi perdorimin e atyre policëve pa numra identifikues, për të cilën shprehej se nuk ka pse të kenë numra, pasi ka një zinxhir komandues dhe policët zbatojnë urdhërat.

Atëherë urdhërat e kujt zbatoi në mesin e natës një efektiv policie që qëlloi jo 1 herë por 2 herë mbi një qytetar?

Ministri i Brendshëm nuk gjen dot justifikimin, sepse vetë në muajt e tij ulur në karrigen qeveritare më shumë se njëherë futi konceptin se polici është Zoti, jo shërbëtori, jo ruajtësi i rendit dhe sigurisë, jo ai që parandalon, por ai që edhe kur shkel ligjin duhet mbrojtur. Kjo ndodhi përgjatë muajve të parë të pandemisë, kjo ndodhi me Teatrin, kjo ndodhi me protestat e opozitës, ku mbytej me gaz i madh dhe i vogël, ndërsa Sandri mburrej me skemën 1-1-0.

Ngjarja e sotme në Tiranë të kujton atë skenën te filmi “Lulëkuqet mbi mure”, ku në orët e natës u vra Sulo.

Edhe ai u vra në film se kishte shkelur orën policore dhe i iku me vrap patrullës fashiste.
“Kush dëgjoi krisma”, ishte batuta në filmin në fjalë.

Dallimi i vetëm sot është se krismat nuk mund të fshiheshin, edhe pse familjarëve të të riut i ishte thënë në fillim se 25-vjeçari ishte arrestuar, më pas se ishte i plagosur derisa në fund iu dha lajmi i kobshëm, është vrarë.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
BOTA

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025
Para

Rrëzohet helikopteri, vetëm një i mbijetuar

TË GJITHA

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com