Pas arrestimit në Prizren të Indrit Taullit, dy ditë më parë, policia shqiptare arreston edhe një tjetër person në Shqipëri. Arrestimi dyshohet se është për të njëjtën ngjarje që dyshohet edhe Taullai.
SPAK dhe Policia nuk japin ende të dhëna për arrestimin, me pretendimin se operacioni është ende në zhvillim. SPAK deklaron se të dy personat kanë kryer hetime disa mujore për disa vepra të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri ku dyshohet su u përfshirë dhe Taullai.
Pritet që në orët në vijim SPAK dhe Policia të kenë një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin.
Kush është Indrit Taullai
Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, pasi uaárrestua si pjesë “Bandës së Durrësit”, të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. Më herët ai ishte liruar nga burgu nga një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, ku argumentohej se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.
Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila pranoi më 29 qershor 2017 kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait, ky i fundit ka lënë qelitë e burgut.
Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pas kërkesës së Taullait, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ishanëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas. Taullai, i cili ishte dënuar nga gjykata me 25 vite burg, akuzohej për disa vepra penale.
“Banda e Durrësit”, ku ai bënte pjesë ka nisur të veprojë në qytetin bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.