Mjeku specialist infeksionist pranë QSUT, Edmond Puca, i ftuar në emisionin Pasditja ime në RTSH, ka bërë një analizë të gjatë, të të gjitha simptomave që shfaqen te pacientët e infektuar me kovid.
Përveç tre shenjave kryesore, ethe, temperaturë dhe kollë, mjeku Puca, tregon hap pas hapi, se në gjendje të ndryshme shëndetësore, nga më e lehta te më e rënda, këto janë simptomat më të zakonshme që shfaqen te personat e infektuar me Covid-19.
“Një pjesë e mirë e rasteve në forma të lehta, karakterizohet thjesht me një episod temperature që maksimumi mund të zgjasë 24-48 orë me temperatura që nuk janë të larta por variojnë nga 37.5 deri tek 38.4 gradë e më pas klinika fashitet sikur s’ka ndodhur asgjë e ndoshta një pjesë e mirë e pacientëve as e kanë kuptuar një gjë të tillë, por mund të gjejnë një pretendim që thjesht unë bëra dush apo udhëtim e u ftoha. Më pas kur konsultohet me mjek specialist apo kur bën serologjikun kuptohet që ka kaluar Covid.
Ka edhe raste të tjera që janë thjesht me një kollë të lehtë bezdisëse, ndonjëherë edhe me çrregullime gastrointestinale.
Pastaj ajo çka ne mjekët e perceptojmë dhe e kemi më shumë mbi kurriz është një përqindje e vogël rreth 15-20% që simptomatologjia bëhet shumë më problematike, kur temperatura zgjat prej disa ditësh, përveç kësaj shtohen dhe ankesat për dhimbje muskulare, apo mialgjia që themi ne e cila unë kam vënë re se nis në ditët e para ndonjëherë dhimbje në pjesën e belit dhe është mjaft sinjifikative kur i pyet pacientet e më pas dhimbja shtrihet në të gjithë ekstremitetet.
Shpesh shoqërohet pastaj me ndjenjën e kollës apo vështirësi në frymëmarrje.
Kolla në të tilla raste është një kollë që në krahasim me gripërat e tjerë apo virozat është kollë totalisht e thatë, që pacientët pavarësisht se mundohen të nxjerrin diçka, nuk nxjerrin asgjë, thjesht është bezdisëse, ose një kollë e cila pacientët i bezdis shumë kur ndryshojnë pozicionin, nga shtrirë në ndenjur, apo kur sforcohen, apo kur ndërrojnë ambient.
Simptomë tjetër është dhimbja e kokës.
Janë plot pacientë që ndoshta duke i marrë nga pak shenjat, referojnë një dhimbje koke që bëhet mjaft problematike që janë të detyruar të marrin disa preparate për ta qetësuar.
Pastaj varet ecuria, nëse këto shenja reduktohen në 2-3 ditët e para çdo gjë kalon mirë e bukur e pothuaj harrohet por ka raste kur një pjesë e mirë e pacientëve që shkon në % që nuk është e vogël, kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Humbja e shijes e nuhatjes
Humbja e shijes dhe nuhatjes qe janë e dhëne jashtëzakonisht ndihmese për mjeket e pacientet, qe te orienton tek diagnoza e Covid, s’kemi pse shqetësohemi, dhe pse te nisim antibiotiket me vrap, por një terapi suportive, çarja, vitamine, por me abuzimin e antibiotikeve jo se me pas ne e kemi vështirë për ta menaxhuar, se kjo është sëmundje qe zgjat me dite e ndonjëherë mund t’i kaloje 2-3 jave. Kur kalon me shume se 10 dite duhet te kalosh e klasat e antibiotikeve, te cilët nga ana tjetër kane efektet e tyre anësore”, tregoi mjeku.