Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shëruar nga Covid-19 dhe është rikthyer në zyre pas izolimit dyjavor.
Përmes një postimi në FB, ajo ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Osmani ka thënë se ky fundvit duhet të na shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë, çka na bashkon, dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët.
“Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.