Një i ri është vënë në pranga, pasi ka tentuar të vjedhë një market në Elbasan.
“I arrestuari është N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka tentuar të vjedhë në një market në pronësi të shtetasit A. K,” njofton policia.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:
-Më datë 26.10.2020 dyshohet se ka vjedhur një kompjuter, një printer dhe disa dokumente në zyrën e shtetasit Xh. D.
-Më datë 24.11.2020, në Elbasan dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit G. L.