• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali 7 milionësh – Ish zv.drejtori i ATK-së rrëfen se si iu shlyen milionat oligarkut Saimir Manes

22:08 : 27/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Eros Klaiqi

Buxheti i Kosovës do të ishte për shtatë milionë euro më i pasur, nëse Administrata Tatimore e Kosovës nuk do t’ia fshinte mbi 7 milionë euro borxhe oligarkut, Saimir Mane.

Gazeta Insajderi, ka zbuluar një skandal të madh në ATK, që lidhet me fshirjen e borxheve të kompanisë së miliarderit nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për një borxh tatimor rreth shtatë milionë euro, që i është hequr kompanisë NewCoFerronikeliComplex L.L.C.

Për krejt këtë çështje ka folur për Gazetën Insajderi ish-zv.drejtori i Administartës Tatimore të Kosovës, Hamdi Hoxha.

Lexo edhe:

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

Ai ka deklaruar se gjatë vitit 2017, departamenti që e ka udhëhequr ai ka dyshuar se Ferronikeli ka manipuluar çmimet e shitjes. Nisur nga kjo edhe ka nisur hetimi ndaj saj.

“Me strukturën e mëhershme administrative të ATK-së ka funksionuar një shtyllë. Shtylla e funksioneve të veçanta të cilën e kam kryesuar unë si zv/drejtor. Në kuadër të asaj shtylle kanë bërë pjesë disa departamente, në kuadër të saj edhe DHTI-ja. Gjatë vitit 2017, ky departament dhe hetuesit tatimorë kanë dyshuar se subjekti në fjalë, Ferronikeli, ka deklaruar vetëm humbje tatimore mirëpo nuk ka pasur afarizëm pozitiv. Dyshimet janë ndërlidhur me çmimet e shitjes së eksportit”, tha Hoxha.

Për këtë arsye hetuesit e ATK-së, nisën hetimet. Gjatë rrugës u doli se ky biznes ka pasur edhe çështje të tjera, përfshirë edhe ndërrimin e pronësisë që ka ndodhur në vitin 2010.

“Gjatë procedurës hetimore, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë filluar hetimet dhe është konstatuar se ky biznes ka pasur edhe çështje të tjera, e sidomos ndërrimi i pronësisë që ka ndodhur në vitin 2010.  Prej vitit 2009 që kanë qenë në atë kohë diku rreth 43 milionë euro humbje tatimore, kështu që në hetim të vetëm kësaj çështje tatimore ka rezultuar që hetuesit tatimorë të verifikojnë që në ARBK, biznesi ka aplikuar për 100 për qind të ndërrimit të pronësisë e jo në masën prej 50 për qind, siç ka treguar dokumenti i ARBK-së”, ka deklaruar Hoxha.

Ish-zv.drejtoriHamdi Hoxha, thotë se ligjërisht bizneseve u lejtohet të kenë humbje tatimore. Por Ferronikeli sipas tij edhe pas ndërrimit të aksioneve, në vend se të ndërpritet humbja ato i kanë bartur në pasqyrat financiare dhe nuk ka dal obligues tatimor sipas ligjeve në fuqi.

“Sipas ligjit lejohet edhe bizneset të kenë humbje. Humbje të cilat në pasqyrat financiare rezultojnë në efekte tatimore. Përderisa ai biznes i caktuar ka deklaruar në atë mënyrë që ka pasur humbje në periudhën e caktime në vitin 2010 p.sh, pas ndërrimit të aksioneve, në vend se të ndërpritet humbja ato i kanë bartur në pasqyrat financiare dhe nuk ka dal obligues tatimor sipas ligjeve në fuqi. Hetuesit tatimorë kanë konstatuar se ky biznes, pavarësisht se kishte bërë një kërkesë në ATK për interpretim ligjor gjoja se nuk i ka pasur ndërrimin e aksioneve në 100 përqind, por në dokumentin e aplikimit në ARBK ka dal se ndërrimi i aksioneve është bërë në masën 100 për qind”, tha ai.

Hoxha ka treguar se si kjo kompani nga humbjet tatimore ka rezultuar të ketë tatim shtes miliona euro.

“Në bazë të kësaj edhe vlerësimit tatimor, ka rezultuar duke ia ndërpre fillimisht humbjen në periudhën tatimore të vitit 2010. Kështu që vetëm nga ndërprerja e bartjes së humbjeve të deklaruara tatimore nga viti 2009 deri më 2010 ka rezultuar që të ketë tatim shtesë prej 2 milionë e 984 mijë e 646 euro. Ka qenë humbje në vlera shumë të mëdha, dikur 40 milionë siç thash edhe më parë, ndërkaq në total ka shkuar në mbi 5 milionë euro”, tha Hoxha.

Kompania Ferronikeli kishte fituar sipas Hoxhës nga kompania e sigurimeve diku 7 milionë dollarë nga avaria e lajmëruar nga ky biznes.

“Një çështje tjetër është një avari e lajmëruar nga biznesi Ferronikeli, por që biznesi i kishte. Pas kësaj kemi vërtetuar se biznesi ka rimbursuar nga kompania e sigurimeve diku 7 milionë dollarë dhe për këtë çështje në donim që çdo gjë të bëhej me interpretime adekuate ligjore që të mos ketë gabime dhe është siguruar një interpretim ligjor në Departamentin e Kontrollit dhe sipas atij interpretimi, hetuesit tatimorë kanë zhvilluar procedurën dhe e kanë ngarkuar me obligime shtesë tatimore, do të thotë në vlerën e rimbursuar nga kompania e sigurimeve, janë zbritur TVSH-ja, kështu që ka rezultuar me obligime tatimore në vlerë prej 1 milionë e 51 mijë euro duke përfshirë interesat dhe ndëshkimet”, ka deklaruar Hoxha .

Përvec këtyre situatave kur ndaj Ferronikelit ishin vërtetuar dyshimet e hetuesve, Hoxha ka tha se ka pasur edhe disa kontraktor të saj në Dubaj që nuk kanë mundur të gjejnë se si kanë funksionuar atje.

“Ka pasur edhe çështje të tjera por të cilat nuk kemi mundur të verifikohen për shkak që ndoshta nuk kemi pasur marrëveshje me shtete të caktuara për eliminimin e tatimit të dyfishtë. Shembull se disa kontraktorë, partnerë të Ferronikelit, ishin në Dubai– funksionin nga atje – dhe ne nuk kemi mundur të sigurojmë informata atje për të verifikuar shpenzimet e komisionarit, siç kanë qenë të raportuara në librat e këtij subjekti”, tha Hoxha për Insajderin.

Etiketa: maneskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

10:17 : 22/04/2025
AKTUALITET

Plagosje me armë në Lushnjë/ Tentohet të vritet gjatë natës roja i një stani, e qëllojnë në kokë

09:45 : 16/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
AKTUALITET

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

11:01 : 08/04/2025
Para
Deputeti i PD, Arben Ristani, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me demonstraten e 21 janarit 2011.	/r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during a parliamentary session.

Kallëzimet në SPAK/ Ristani: Duhet të mbrojmë drejtësinë nga presioni politik

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com