• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vit pas tërmetit/ VV: Përkujtojmë viktimat dhe kërkojmë drejtësi

18:07 : 26/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Lëvizja Vetëvendosja me qendër në Shqipëri, ka përkujtuar ditën e sotme 1 vjetorin e tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë i cili mori 51 jetë njerëzish dhe shembi disa shtëpi.

Me anë të një postimi VV përkujton viktimat e tërmetit ndërkohë që kërkon drejtësi, Sipas VV pas 1 viti nuk kemi ende asnjë përgjegjës para drejtësisë.

Ja postimi i VV:

Një vit pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, më i madhi prej të cilëve me magnitudën 6.4 të shkallës Rihter, përkujtojmë 51 qytetarët që humbën jetën, dhe dhimbjen e familjarëve të tyre. Ajo ishte humbje pikëlluese, që rëndoi në zemrat e gjithë kombit shqiptar. Bashkëndjenja me hidhërimin e familjarëve të viktimave, na shoqëron edhe sot, kur kujtojmë atë ngjarje.

Tërmeti plagosi 913 qytetarë dhe preku në forma të ndryshme mbi 200.000 njerëz në gjithë Shqipërinë. Mbi 17.000 qytetarë u detyruan të zhvendosen nga vendbanimet e tyre për në vendstrehime të përkohshme. Sot e kësaj ditë, pothuaj 1.500 familje ende jetojnë në çadra, duke u përballur në kushte më të rënduara me pandeminë dhe rreziqet shëndetësore e ekonomike që solli ajo. Shoqëria shqiptare vazhdon të jetojë me pasojat e atij tërmeti.

Lexo edhe:

No Content Available

Për viktimat që mund të ishin shpëtuar e për dëmet që mund të ishin shmangur nëse institucionet do të funksiononin si duhet, ende nuk është vendosur drejtësi.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 u parapri nga tërmeti i 21 shtatorit të po atij viti, që kishte lënë në gjendje të pabanueshme edhe ndërtesa shumëkatëshe banimi, në zona si ajo e Thumanës. Megjithëse në gjendje të pabanueshme për shkak të tërmetit të 21 shtatorit, një prej ndërtesave në Thumanë ishte populluar sërish nga banorët – që nuk kishin gjetur dot zgjidhje tjetër as vetë as nga autoritetet. Kështu, të shtypur nga varfëria dhe të braktisur nga institucionet, tërmeti i 26 nëntorit mori jetën e qytetarëve që banonin në një ndërtesë e cila ishte shpallur prej dy muajsh si e pabanueshme.

Askush nuk është ndëshkuar deri më sot, as për rastin në Thumanë, as në qytete të tjera ku objektet e ndërtuara jashtë standardeve, u shembën nga tërmeti. Raste si ai në Thumanë rrezikojnë të përsëriten, pasi autoritetet kanë bërë vlerësime të ndryshme pas tërmetit të 26 nëntorit për objekte të njëjta, duke i shpallur herë si të pabanueshëm, e herë si të banueshëm. Nga njëra anë kemi 1.500 familje që ende jetojnë në çadra, e nga ana tjetër kemi shumë njerëz që po jetojnë në objekte të dëmtuara nga tërmeti për të cilat nuk ka siguri mbi qëndrueshmërinë statike të tyre. Kjo situatë është e pafalshme, alarmuese dhe thërret për zgjidhje dhe drejtësi!

Premtimet e Kryeministrit Rama për t’i sistemuar qytetarët në banesa të rindërtuara brenda këtij viti, nuk do të mbahen. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka deklaruar publikisht se rindërtimi do mund të përfundojë plotësisht vetëm në mars të vitit 2022. Nga ana tjetër, pamë një video-mesazh të Kryeministrit Rama ku fliste për veten e tij, ndjenjat e tij, punën e tij, stresin e tij, por aspak për politikat publike në transformimin e menaxhimit të emergjencave civile, për përgjegjësitë e institucioneve apo zyrtarëve që nuk kanë bërë detyrën, apo për premtimet e pambajtura dhe dështimin e plotë për të vendosur drejtësi. Përtej ndryshimit të ligjit për “Mbrojtjen Civile”, publiku nuk ka informacion se si kanë ndryshuar pajisjet, furnizimet, përgatitjet dhe stafi në gatishmëri të menaxhimit të emergjencave civile. Në një fatkeqësi të mundshme të radhës, ne nuk e dimë nëse do kemi sërish stafin e emergjencave civile të papajisur as me mjetet dhe aparaturat bazë të kërkim-shpëtimit. Krijimi i strukturave në nivel qëndror dhe lokal në raste krizash mbetet ende një domosdoshmëri qartësisht e papërmbushur.

Nga e gjithë kjo ngjarje, kujtojmë me krenari solidaritetin e shqiptarëve anembanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut e më gjerë në rajon e në diasporë që i erdhën në ndihmë në të gjitha mënyrat qytetarëve të prekur nga tërmeti, Forcën e Sigurisë së Kosovës që erdhi në ndihmë e para në misionin e kërkim shpërtimit krahas Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kombi ynë di të bashkohet ballë dhimbjes, e dhimbja që e përballim së bashku, kalohet më lehtë. Jemi mirënjohës edhe për gjithë ndihmën e dhënë nga shtetet e tjera, që na u gjendën pranë në një moment tejet të vështirë kombëtar.

Mes tyre Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kosovë e Qendra në Shqipëri organizuan dhe dërguan mbi 300 tonë ndihma që në ditët e para pas tërmetit dhe anëtarët e aktivistët tanë u paraqitën vullnetarë në të gjitha zonat e prekura. Ndërsa, një nga vendimet e para të marra nga Qeveria Kurti në shkurt të këtij viti, ishte ndihma financiare për Qeverinë e Shqipërisë në lehtësimin e pasojave të tërmetit.

Tërmeti dëshmoi sërish se solidariteti mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar është rruga përpara, por mungesa e shtetit të së drejtës dhe e shtetit social e pengon këtë rrugëtim. Bashkimi në dhimbjen që shkaktoi tërmeti, duhet kthyer në forcë për ribashkim në veprim kolektiv drejt transformimit të këtij sistemi që mirëmban dhe riprodhon padrejtësinë.

Tiranë, 26 nëntor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Etiketa: termet vv boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Laçi shkarkoi Cungun, ja kush shihet si favorit për stolin e kurbinasve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Screenshot

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com