• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Besa iku, Evisi poshtë e lartë, përgjegjësi askund!

12:43 : 25/11/2020
në BOLD BLOG

Nga Irma Marku

Një vit më parë kur toka trandej e ulëriste se zullumi qe trashur e ky popull donte shkundur. Kur në shkolla filluan shfaqjet me ngjyra allasoj, Besa dhe Plaku i vjetër i Vitit të Ri vrapuan tu urdhëronin shpurave të skllevërve të përkushtuar shpërndarjen e  “premtimeve në një kohë tjetër” ndër grupet e punës së mësuesve, duke u kujtuar këtyre të fundit se krimializimi i tyre priste e kishte kohë të faktohej. Por edhe pse të tillë në tentativë, Plaku do t’i amnistonte duke u dërguar dhuratat e pritëshme.

Çfarë më së mëri bëri Besa këtë e prekëm dhe pamë ditën për diell.

Besa iku dhe në derë na la veç dogmën e skenaristit me detyrë Kriministri. Përpos së gjithash, një tallje të madhe me premtime bujkrobërish se mësuesit gojëkyçur e shpinëulur bëjnë çdo gjë pa u dhënë asgjë.

Kjo më kujton Stalinin që pasi ia ropi pendët një pule për së gjalli tek e shtrëngonte në duar, në fund e lëshoi duke i hedhur disa thërrime e ajo, edhe pse e gjymtuar u sul që ti hante. “Kështu reformohet nje pupull!” do t’u thoshte ai vartësve të tij.

Lexo edhe:

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

E pra, pendërjepur edhe në dinjitet i la Besa mësuesit e këtë marifet, me gjasë ia ka kumtuar dhe Evisit mes gëllqeve të maskuara të kafesë teksa Sulltanplaku u hidhte vështrime prej marifteçiu të regjur.

Prej muajsh e shohim Evisin të rendë sa në një shkollë e sa në tjetrën, ku me Taulantin e ku me Elisën. Evisi ngre zërin e ngre gishtin tek fëmijët. Evisi hedh valle. Evisi luan me top. Evisi fal tableta. Evisi thyen rregullat dhe mbledh tok të rinj e mësues hallgjetur në parlament e jargavitet në albume fotografike. Evisi i çon mësuesit e Akademi.al nga liqeni, u fal një karafil të kuq dhe i falenderon për punën e palodhur dhe përkushtimin, por” lekë nuk ka shteti” se jemi të varfër! Dhe mësuesit lëvdohen mes vedi se ministresha u kushtoi kohë të vyer nga e saja! Se ministrja ka halle të mëdha e shpatulla të vogla!!!

Për turpin e saj, Evisi pranoi “doçin” e Besës e po i kushtohet fuqishëm atij.

Besa me video whats-upi, Evisi me shëtitje në natyrë. Besa me spote, Evisi me foto. Besa me fund, Evisi me pantallona. Besa dhe Evisi, dikur Lindita… dhe punë kurrkund.

Pandemimëdhenj e xhepashpuar, misionarë të antipodit vleror  janë mësuesit shqiptarë sot edhe më shumë.

Kush mban përgjegjësi për këtë?

Ç’hallka e ç’mekanizma duhet të veprojnë në të tilla raste!?

Kujt t’i qahen e kujt t’i ankohen mësuesit për ç’u ka rënë!!!

Prej 8 vitesh në pragfundi presin mësuesit indeksim të pagës në bazë të inflacionit.

Shpërblimin e një viti sakrificash

Trajnime të vërteta dhe të subvencionuara nga shteti.

Rritje të pagës

Këto ishin premtimet e Linditës. Kur Lindita u bajat duke premtuar, në derë të arsimit ia behu Besa, që besonte se “Po e pat than Edi Rama, bahet!’ Me këtë besim  e dëshirë, për t’ba çka thot Rama u zvetënu dhe Besa ujë e sapun që stafetën ia la Evisit statike në ndjenja e portret.

Lindita imponohej në gruanënë, Besa buzëqeshte e Visi tutet të jetë diçka nga vetja. Në fund të fundit këto gra as bënë, as vepruan si të tilla. Nën dirigjimin e të Madhit, duke humbur nga personaliteti i tyre e shtynë dhe po e rrokullisin arsimin shqiptar pa ceremoni. A e dinë këto se çfarë është duke ndodhur me  tri dhjetë mijë mësues dhe fëmijët që këta pretendohet se udhëheqin drejt jetës! A është e vetëdijshme Evisi se me këtë buratinizëm ka përmbysur një herë e mirë akademizmin dhe dinjitetin e saj? A ka përgjegjësi Evisi për çka po ndodh sot?!

Shkollat po qëndrojnë hapur. Mësues e nxënës po sëmuren çdo ditë e më tepër, disa prej tyre kanë humbur jetën fatkeqësisht. Sipas Kryeministrit jemi në luftë dhe lufta do të ketë dhe viktima. Po sipas Evisit, këto humbje jetësh ndër mësues janë “thjeshtë viktima lufte” apo mungesë ulëritëse përgjegjësie?

Besa na tha kemi disa skenarë, po Evisi a u shqetësua të konkretizonte diçka prej tyre? Raportimet e mësuesve për mungesat e nxënësve superojnë shpesh më shumë se gjysmën e klasave grup. Në të tilla rrethana  a mund të flasim për proces mësimor e nderuar ministre?

Mësuesit vazhdojnë të shpjegojnë me dyfishin e ngarkesës, me sëmundjen rreth e rrotull shkollës pa dizinfektantë, rrugës për të shkuar në punë me transport publik të mbipopulluar, të ndotur e të pasigurtë, me famijlarët e sëmurë dhe me xhepat bosh. Vetëm një trajtim vitaminik mbështetës kushton dy qind mijë Lekë të vjetra e dashur Evis. Ti dhe Besa i trajtuat me dy mjijë e pesë dhjetë Lekë të vjetra orët e tyre të sakrificës, duke u vënë dhe cak. Për ironi teologjike aspak humaniste, vetëm shtatë orë mundeni Ju t’i paguani mësuesve. Janë sakrificat e tyre pra, të fëmijëve të shqiptarëve që paguajnë, për t’ju mundësuar juve qoka luksi. Që ju majmi aq shumë buxhetin vetjak sa ju zunë sytë, për të parë më tej. Sepse në fund të fundit, nga aty ku hipët ju i konsideroni mësuesit dhe shqiptarët thjeshtë pula, që o do të ripen e të piqen o do të rripen e ushqehen me ca kokrra misër.

Edhe sa do ta vazhdoni këtë farsë ministre…?!

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025
SPORT

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025
AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
SPORT

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025
BOTA

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025
Para

FOTO/ Koncerti te "Shefqet Ndroqi", mjekë e infermierë kërcejnë në ballkonet e spitalit

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com