Një 26-vjeçare ka rrëfyer dramën e jetës së saj në studion televizive. Sot, Matilda Hysenaj është 26 vjeç e ka marrë veten nga problemet shëndetësore që ka patur prej kohësh dhe kërkon ndihmë për tu integruar dhe jetuar si gjithë të tjerët.
Historia e jetës së saj i kalon kufijtë e imagjinatës. Ka ardhur në jetë nga lidhja intime e një çifti që nuk u bënë kurrë bashkëshortë. Babai nuk e ka njohur si fëmijën e saj.
Në moshën 12 vjeçare kur nëna e kishte nxjerr për të blerë cigare e kanë përdhunuar në Vlorë, disa perosna që nuk janë vënë kurrë përballë drejtësisë. Më pas, vazhdon kalvari i gjatë i probleme psiqike dhe varfërisë eksreme. Eshtë kuruar për disa vite në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Nëna i ka vdekur, duke e lënë jo vetëm në dhimbje por edhe mes katër rrugëve.
Dajat, siç thotë ajo, jo vetëm nuk e kanë përkrahur, por janë përpjekur ti marrin edhe shtëpinë ku ka jetuar e ëma. Ajo i paraqiti problemet e saj dhe apelin për ndihmë në emisionin me “Zemër të Hapur” në televizionin News 24.
Historia
Gjithçka nisi në vitin 1989, kur nëna e saj Violeta Hysenaj filloi një lidhje dashurie me një koleg të punës se saj. Personi në fjalë nuk pranoi shtatzëninë e zonjës dhe kur Matilda erdhi në këtë botë u mohua nga ai.
Vajza u rrit me nënën e saj, e cila me shumë mund bëri të pamundurën që Matildës së saj mos t’i mungonte asgjë. Por fatkeqësisht vitet që do të pasonin do të ishin një drame për vogëlushen. Ne moshën prag adoleshencës me vajzën abuzojnë seksualisht disa persona qe edhe sot e kësaj dite Matilda nuk i njeh.
Ajo ishte vetëm 13 vjeç ku pësoj tronditjen e madhe psikologjike dhe shpirtërore. Ishte e vështirë të harronte imazhet e saj natë dhe ditë pas dite gjendja e saj rendohej. Në këto kushte Matilda nisi të kurohej për shëndetin mendor. Por problemet dhe dhimbjet shtoheshin në këtë familje. Ne vitin 2010 nëna e saj, Violeta diagnostikohej me një sëmundje të rendë dhe të pashërueshme.
Në vitin 2012, kur Violeta mësoi nga mjeket qe ditët e saj te jetës ishin të pakta, ajo vendosi qe gocën e saj, e cila vazhdonte të kurohej nga shëndeti mendor ta dorëzonte në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Kjo ndarje ishte e dhimbshme mes nënës dhe të bijës.
Kjo do të ishte dhe hera e fundit që Matilda do të ishte nën kujdesin e mamasë dhe nuk do ti dëgjonte me zërin por as nuk do të ndjente me përkëdheljen e saj.
Në vitin 2012 Violeta nuk mundi dot të luftonte me kancerin dhe ndërron jetë në një spital duke lënë amanetet e fundit për të bijën Matilden. Matilda ka pak muaj që ka lënë ambientet e spitalit Psikiatrik të Vlorës për të rinisur një jete të re, ndërsa ajo sot ka nevojë për ndihmë.
Intervista
Si shkon me shkollën?
Mirë. Qe në moshë të vogël mirë kam shkuar me shkollën.
Dukesh shumë e vogël..
Kështu më ka krijuar Zoti. Trupin, fytyrën.
Si sillen në shkollë me ty?
Shumë mirë sillen të gjithë me mua. Kam marrë një javë leje nga drejtori i shkollës për problemet familjare që kam.
Si u njoh mamaja jote me babain?
Ishte nga Tërbaçi i Vlorës. Ajo punonte në Fabrikën e Sodës. Me informacionet që më kanë thënë qytetarët. Shumë më kanë thënë se mami dhe babai janë njohur në ambient pune.
Ju e dini kush është babai jot?
E njoh. E kam njohur që tre vjeçe.
Pse të mohoi babai kur mësoi se nëna ishte shtatzënë?
Di që mamaja dhe babai im kanë bashkëjetuar. Por nuk di shumë arsye sepse kam qenë fëmijë.
Hyseni është mbiemri i nënës? Babai nuk të ka njohur si fëmijë biologjik?
Jo. Mamaja ka jetuar në të njëjtën shtëpi ku jetonte babai. Por ka marrë një shtëpi edhe nga fabrika e sodës, ku ka punuar për vite të tëra.
Si ka qenë fëmijëria jote?
Unë kam jetuar me nënën time. Mamaja për mua u bë burrë edhe grua, për jetesën që me krijoi. Kam qenë shumë e afërt me të.
Babain e ke njohur në moshën 3-vjeçare …
Duke mos patur më kontakt me babain tim, mamaja shtëpinë që ka pasur më parë e ka shitur, dhe lekët i futi te Gjallica. Hoqi disa lek mënjanë për të marrë shtëpi më poshtë. Babain tim e njoh. Të gjithë fqinjët më kanë treguar babain tim, edhe nëna ime. E kam takuar në moshën 3 vjeç. Më pas vetëm e kam parë në rrugë. Nuk i flas, sepse kur i kam kërkuar në moshë të vogël të kisha ngrohtësinë e tij, më largoi. Më tha “ik se nuk je çupa ime”. Ai nuk me flet mua, edhe mua nuk me intereson ai. Kam jetuar me nënën deri në moshën 6 vjeç. Më pas ajo filloi punë rrobaqepëse. Dhe më ka çuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, do kem qenë 4 vjeç atëherë.
Ke kontakte me familjen e nënës?
I kam njohur. Shkonim dhe te një vëlla i mamit.
Çfarë të ka ndodhur në moshën 12-vjeçare?
Nëna ime pinte cigare, dhe më dërgoi në dyqan për t’i blerë 400 lekë cigare. Unë shkova. Kam qenë me flokë të gjata, e shkurtër, topolake. Kur po kthehesha, ka qenë ora 5 e gjysmë mbasdite, ka qenë dimër. Sa kishte filluar të errësohej. Këta persona që m’ua afruan mua merrnin edhe vajza të tjera në Vlorë për t’i trafikuar.
Më shkulën flokët, më qëlluan me grusht, më futën në një makinë të bardhë, dhe u larguan. Më kanë rrahur, dhe njëri më ka përdhunuar. Kur mamaja ime po më kërkonte, lajmëroi policinë. Pyetën të gjithë banorët e pallatit, dhe shitësen e dyqanit. Di që sot këta persona janë vrarë. Nuk u di emrat. Di që ai që më dhunoi ka pasur një sy bojëqielli dhe një tjetër.
Si e kapërceve këtë moment?
Kur po afrohej policia, më kanë rrahur prapë, më kanë dhënë një dozë drogë, dhe më kanë prerë me thikë në vena. Me çuan në spital, ku kam qëndruar një muaj e gjysmë.
Sipas juristes Xhoi Nela, “dajat e Matildës kanë tërhequr pensionin e saj, gjatë kohës kur vajza ishte në spital. Ata kanë bërë veprime joligjore”.
Duke vijuar rrëfimin e saj Matilda thotë se, “Pasi nëna ime vdiq, kur isha 21 vjeç. Doktoresha që është kujdesuar për mua, ishte shumë e mirë dhe shumë e aftë. Ajo është kujdesur shumë për mua, më ka kuruar”.
Sa i takon marrëdhënies më dajat e saj, Matila rrëfen se “kur Spitali rajonal e kaloi në spitalin psikiatrik për kurim, daja që ishte kujdestari im ligjor, bashkëpunoi me mjeken që të mbanin mua në spital, e të me merrte banesën”.