• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Qeveria u jep turqëve Poçemin, fillojnë punimet për HEC-in

09:21 : 01/11/2016
në EKONOMI

Pavarsisht protestave të banorëve qeveria ka dhënë miratimin e saj për HEC-in e Poçemit.

Me anë të një njoftimi të publikuar dje nga ministria e Energjetikës, bëhet me dije se është zyrtarizuar tashmë dhënia me koncesion e hidrocentralit “Poçem”.

Forma e kontratës do të jetë B.O.T., që do të thotë ndërtim, operim dhe transferim i së drejtës së operimit në përfundim të kontratës së koncensionit). Kontrata parashikon financimin, projektimin, vënien në punë, administrimin dhe mirëmbajtjen me koncesion të hidrocentralit Poçem mbi lumin Vjosa nga një kompani private, si dhe transferimin e tij në përfundim të kontratës tek dikasteri në fjalë. Kohëzgjatja është 35 vjet nga hyrja në fuqi e kontratës, që është nënshkruar më 5 shtator të këtij viti.

Sipas njoftimit, përfitues i koncesionit është subjekti me pronarë turq, por i regjistruar edhe në Shqipëri, me emri: Kovlu Energji”, me adresë Rruga Sami Frashëri, pranë Qendrës Nobis, Kulla F, Kati i dytë, Tiranë. Sipas ministrisë, në garën e hapur për këtë koncesion është paraqitur vetëm ky subjekt dhe procedura është gjetur e rregullt nga autoritetet e prokurimeve publike. Duke qenë se nuk ka objeksione nga operatorë të tjerë, subjektit praktikisht i është dhënë e drejta të fillojë punë.

Hidrocentrali

Lexo edhe:

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

Hidrocentrali i Poçemit është pjesë e një projekti të vjetër, që synonte të shfrytëzonte kaskadën e lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike. Në projektin fillestar, hidrocentrali i Poçemit do të shfrytëzonte forcën rënëse të ujit nga niveli 65 metra mbi det në nivelin 42 metra mbi det, ndërsa në shpalljen e koncesionit, kuota maksimale e shfrytëzimit raportohet të jetë 70 metra mbi nivelin e detit. Projekti fillestar i HEC­it Poçem parashikonte fuqi të instaluar prej 50 megavat dhe prodhim vjetor prej 200 milionë kWh, por në kontratën e re fuqia është dyfishuar, duke arritur në 99.5 Megavat
dhe prodhimi i parashikuar llogaritet në mbi 306 milionë kilovatorë në një vit.
Koha deri në përfundim të punimeve parashikohet të jetë tre vjet dhe investimi 101 milionë euro.
Kompania
Kompania e regjistruar në Shqipëri është në fakt bashkimi i dy kompanive turke: “ÇinarSan Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi” dhe “Ayen Energji”. Tenderi u shpall në shkurt të këtij viti dhe afati i dorëzimit të ofertave ishte 17 marsi. Kjo, pasi, më 29 korrik 2015 qeveria dha OK për një koncesion të pakërkuar nga kompania “Çinar­San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi”, duke i akorduar asaj tetë pikë bonus në tenderin që pritej të zhvillohej. Sipas autoriteteve, oferta e vetme, e paraqitur nga bashkimi i dy shoqërive, është verifikuar në aspektin ligjor dhe atë ekonomiko­financiar nga “Mercados”, konsulent i përzgjedhur nga BERZH­i. Gara u zhvillua përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar dhe të njoftuar në një gazetë ndërkombëtare për një periudhë prej 7 ditësh.
Vjosa
Vjosa është lumi i fundit i madh i pashfrytëzuar për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri dhe ka potencial për të prodhuar rreth 2 miliardë kilovatorë energji elektrike, e barazvlefshme me 44 për qind të prodhimit aktual. Por, sidomos pas dështimit të HEC­it të Kalivaçit mbi po këtë lumë, që ishte marrë përsipër më 1997 nga Becchetti, gjatë viteve të fundit janë shtuar shqetësimet e opinionit për pasojat mjedisore që mund të ketë ndërtimi i këtyre hidrocentraleve. Këto kulmuan me një event të organizuar në Valbonë, me pjesëmarrje të gjerë, me synimin për të ndalur ndërtimin e 3 HEC­eve, koncesioni i të cilëve është bërë nga Berisha.
Edhe një organizatë mjedisore ndërkombëtare, “River Watch”, ka bërë thirrje që Shqipëria të anulojë planet për ndërtim hidrocentralesh dhe të shpallë Vjosën park kombëtar të mbrojtur duke shfrytëzuar lumin për ekoturizëm.
Qeveria Rama gjatë fushatës elektorale tre vjet më parë kishte premtuar anulimin e të gjithë koncesioneve të tilla, të dhënë nga paraardhësja e saj. Por ajo ka ndryshuar aporeduktuar projektet, në përpjekje për të rregulluar krizën energjetike afatgjatë të vendit.

Lajme të lidhura

BOTA

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

10:14 : 09/05/2025
AKTUALITET

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

10:02 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025
AKTUALITET

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

09:35 : 09/05/2025
AKTUALITET

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025
Para

Lotaria Amerikane/ Java e fundit e aplikimit, ja si ta realizoni

TË GJITHA

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

10:14 : 09/05/2025

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

10:02 : 09/05/2025

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

09:35 : 09/05/2025

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025

“Urime në detyrën e re Papa Leonit”/ Kreu i KMSH: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

09:28 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com