Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas uniformave blu, të arrestuarit janë Xh. Z., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe K. H., 23 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec.
Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Stadiumit, ku gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi lekësh.
Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim“