Presidenti Ilir Meta ka folur sërish për situatën e pandemisë në vend duke këshilluar qytetarët të mbajnë maskat si dhe autoritetet të zbatojnë disa rekomandime.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta rekomandon të shtohen testimet, të rritet buxheti për sistemin shëndetësor, të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Të gjithë të vendosin maskat, apelon më tej kreu i shtetit ndërsa e mbyll reagimin duke u shprehur: “së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari”.