Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi ka pasur një javë të vështirë. Artisti ka humbur dy anëtarë të familjes brenda një jave.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi, duke njoftuar se nga jeta është ndarë edhe xhaxhai tij.
“Për të gjithë ata që po e shohin këtë, kam humbur dy anëtarë të familjes brenda një jave. Ngushëllime xhaxhi E”. – ka shkruar mes tjerash Gashi.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2020/November/13/auto_086BF302-1A0D-4995-A657-663789DB35E11605266873.jpeg)
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ai dha lajmin e trishtë se kushëria e tij, një ndër njerëzit më të shtrenjtë për të, kishte ndërruar jetë.