• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump synon të bllokojë çertifikimin e rezultatit në Pensilvani

18:22 : 12/11/2020
në BOTA

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Donald Trump nisën një përpjekje të re ligjore këtë javë që synon të pengojë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në shtetin e Pensilvanisë, ndërsa presidenti vazhdon të refuzojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Donald Trump vuri një kurorë me lule në varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit ndërsa Presidenti i zgjedhur Joe Biden vizitoi memorialin e të rënëve në Luftën e Koresë që ndodhet në Filadelfia.

Si zoti Trump ashtu edhe zoti Biden nuk bënë asnjë koment. Zoti Trump refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit që parashkon zotin Biden si fitues. Në një postim në twitter Presidenti shkruante: “ne do të fitojmë”.

Me fitoren e zotit Trump në shtetin e Alaskës ai ka tashmë 217 vota elektorale, ndërsa zoti Biden 279. Për t’u shpallur fitues një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale. Numërimi nuk ka përfunduar ende në tre shtete, Arizona, Xhorxha dhe Karolina e Veriut.

Krahas padive të ndryshme ligjore të paraqitura tashmë në disa shtete kyçe me pretendimin për manipulime me votat, zyrtarët e fushatës së zotit Trump kanë nisur një proces të ri gjyqësor që synon të bllokojë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Pensilvani.

Lexo edhe:

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

“Është e mundur që nëse krijojnë shumë tymnajë dhe hedhin mjaftueshëm akuza e nxisin pasiguri, ata mund të bindin potencialisht institucionet legjislative të kontrolluara nga republikanët të caktojnë një grup rival anëtarësh të kolegjit zgjedhor, në kundërshtim me rezultatin e votimit në atë shtet. Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht ekstrem. Do të ishte vërtet një grusht shteti kundër popullit amerikan dhe një shkatërrim i procesit demokratik”, thotë Paul Schiff Bergman, i universitetit George Washington

Ndërkohë dy shtete po shkojnë drejt rinumërimit, Uiskonsin dhe Xhorxhia.

“Një rezultat kaq i ngushtë, do të kërkojë një rinumërim të plotë me dorë në secilin qark. Kjo do të ndihmonte në krijimin e besimit. Do t’i kryejmë të gjitha në një, kontrollin, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave”, thotë Brad Raffensperger, Sekretari Shteti i Xhorxhas.

Ekipi elektoral i zotit Trump e përshendeti vendimin. Drejtori i fushatës për komunikimin Tim Murtaugh tha se “ky është një hap i parë i rëndësishëm në proces për të siguruar që zgjedhjet ishin të drejta dhe se çdo votë e ligjshme do të numërohet”.

Deri më tani asnjë nga paditë ligjore të ngritura nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump nuk kanë arritur të sigurojnë prova lidhur me pretendimin për mashtrime gjatë procesit të numërimit, diçka që demokratët janë të etur ta theksojnë.

“Ka kaluar një javë dhe presidenti është ende në kërkim të dëshpëruar për prova për manipulim. Ai nuk do t’i gjejë, sepse nuk ekzistojnë”, thotë Chris Murphy, Senator demokrat.

Edhe nëse zoti Trump do të shënojë sukses me disa prej proceseve gjyqësore apo me kërkesat për rinumërim, analistët thonë se kjo nuk ka gjasa të përmbysë fitoren e zotit Biden.

“Duket i arsyeshëm përfundimi në të cilin ka arritur media, si ajo e krahut të majtë apo e djathtë, se është e pamundur që zoti Trump të kompensojë defiçitin me të cilin përballet tashmë në shtetet kyçe si Pensilvania, Miçigani, Uiskonsin dhe Nevada”, thotë Rob Stutzman, ekspert i politikave republikane.

Sipas ligjit, anëtarët e kolegjit zgjedhor të çdo shteti duhet të votojnë zyrtarisht për presidentin dhe nënpresidentin në mesin e muajit dhjetor. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
Para

Tiranë/ Një person i vendos flakën vetes pranë Ministrisë së Jashtme

TË GJITHA

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom