Përditësuar/ Shefi i qeverisë Edi Rama lajmëroi këtë të Mërkurë një paketë të re ekonomike për ti ardhur në ndihmë të prekurve ekonomikisht nga Covid. Rama bëri me dije se përfituesit do të jetë një fashë e përcaktuar qytetarësh: të prekurit nga Covid dhe shtresat që trajtohen me asistencë sociale.
“Së shpejti do të kemi një paketë tjetër për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, por edhe familjet në ndihmë ekonomike, sepse gjërat mund të zhvillohen në drejtime të ndryshme. Atyre që janë me ndihmë ekonomike, deri në përfundim të kësaj flame, do ti bëjmë një shtesë të konsiderueshme”, deklaroi Rama, gjatë një konference për gazetarët.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me paketën, Rama sqaroi se “shtesa ka të bëjë me vitin që hyn, jo tani”.
“Fola për një ndërhyrje për sa i përket ilaçeve kurse për shtresat në nevojë s’ka nevojë për ilaçe, por dinamikën e përgjithshme. Në kushtet kur mund të ketë masa të tjera, për shtesat në nevojë do jemi gati, se një pjesë e tyre punojnë në të zezë”, shtoi kryeministri, pa dhënë të tjera detaje.













