Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi në makinën e tij u gjet një sasi kokaine.
I riu me inicialet E.C., banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë u arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë, informon policia.
Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.