Aulona Musta, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku ndër të tjera, rrëfeu një histori të kohëve të fundit me bashkëshortin. Aulona u shpreh se mes tyre ka patur një sherr, i cili zgjati për një javë, por gjithçka nisi nga një veprim shumë i vogël që bëri moderatorja.
Ester Bylyku: Kur je zënë për herë të fundit me bashkëshortin? Po flas për ndonjë sherr që të jenë shkundur themelet e pallatit.
Aulona Musta: Kemi një javë që nuk zihemi, por një javë më parë patëm një sherr shumë të madh. Burri im, qëkur ka qenë fëmijë ka koleksionuar pulla, dhe një pjesë të koleksionit e mbante në librin që po i lexoj Amarës tani. Unë mora librin dhe pullat ja lashë jashtë, kur e pa u nervozua shumë, më tha: ‘Po sikur ti gjente Amara dhe t’i prishte’. Përplasi librin dhe iku. Më pas kishim një udhëtim në Përmet, ku kaluam mirë por herë pas here i kujtohej ai episod dhe ma përmendte. Kështu zgjati një javë