Tirana luan nesër ndaj Teutës për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, duke nisur nga ora 13:45.
Kampionët e Superligës në javën e parë mundën pastër 2-0 skuadrën e Kukësit dhe morali i ekipit në prag të sfidës ndaj durrsakëve është i lartë.
Ndërkohë, Emmanuel Egbo, trajneri i Tiranës është shprehur për mediat duke folur për ndeshjen e nesërme.
Gjendja e ekipit- Skuadra vazhdon të ketë disa lojtarë të dëmtuar qe akoma nuk janë plotësisht gati. Mund të kemi një rikthim të Torases dhe Bathës që munguan në sfidën e kaluar pasi ishin dënuar. Ka presion, por shpresoj që lojtarët që luajtën në sfidën me Kukësin të jenë më të lirshëm pasi ishte një sfidë e vështirë. Ata shfrytëzuan maksimumin e forcës dhe mundësive. Të shohim nesër kush do të jetë në fushë.
Përballja ndaj Teutës- Normalisht është një ndeshje e rëndësishme sic ishte ajo me Kukësin. Edhe Teuta është një ndër pretendentët për kampionprandaj duhet vlerësuar maksimalisht. Nesër në fushë ekipi do të japë 100% e tij. Ne të japim maksimumin, më pas të shpresojmë të marim rezultatin që na takon.
Objektivat për sezonin e ri- Mendoj se fitorja 2-0 ndaj Kukësit është një shtysë dhe një sinjal i ekipit që ka qënë në fushë për të treguar se ky ekip ka karakter dhe nese vazhdojne kështu do të jetë një kampionat i mirë.
Morali i skuadrës- Ky ekip me këto lojtarë ka treguar se është I denjë dhe jep shumë për kampionatin, edhe ne kupat e Europës kanë bërë paraqitje dinjitoze. Skuadra ka fituar vetëbesim dhe një strategji loje. Ekipi ka një mix, lojtarë të rinj dhe afrime të akademisë për të bërë një formacion të mirë. Në cdo ndeshje do të shohim ata që janë plotësisht gati fizikisht dhe jo vetëm, për të qënë në fushë.