Gjykata e Apelit të Tiranës ka urdhëruar heqjen e masës së “arrestit me burg” për biznesmenin Isuf Berberi, i cili akuzohet të jetë përfshirë në skemën e mashtrimit në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Vendimi është dhënë nga tre gjyqtarët, Elbana Lluri, Zeqine Sallaku dhe Elona Toto.
Biznesmeni në fjalë rezulton aksioner i kompanisë “Phoenix Petroleum”, e përfshirë sipas hetimeve, në skemën me dëm prej 1.5 mln dollarë.
Sipas akuzës, firma “Phoenix Petrolium” kishte një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikanë për punimet në puset e naftës dhe prej andej kopjoi firmën për të nënshkruar faturat false. Në dosjen voluminoze të prokurorisë së Tiranës, sqarohet me detaje skema e mashtrimit në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore me vlerë totale 1.5 mln dollarë.
Nga hetimet dhe bashkëpunimi me autoritetet amerikane ka rezultuar se Feniks Petrolium kishte kryer një para kontratë me kompaninë (BSES) për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi por pa konkretizuar asgjë.
Pikërisht nga kjo parakontratë rezulton të jetë falsifikuar më pas edhe firma e përfaqësueses së firmës amerikane duke u kopjuar në 8 faturat që iu paraqitën AKBN-së.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se më pas edhe zyrtarët e AKBN-së me mos veprimet e tyre kanë legjitimuar skemën për zbulimin e së cilës dështuan edhe 2 inspektorët tatimorë të cilët duhet të ishin filtri i 2-të.
Nga gjashtë të ndaluarit, pesë prej të cilëve në masën “arrest me burg” dhe një në “arrest shtëpie” pritet të dalin të premten para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë ndërsa të pandaluar vijojnë të jenë drejtori hidrokarbureve pranë AKBN-së dhe aksioneri i “Phoenix Petrolium”, Isuf Berberi.