Një shtetase angleze u procedua penalisht për mosdeklarim të të hollave në kufij.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim edhe me punonjësit e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen angleze J. G., 35 vjeçe. Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën në çantë 21.900 paund të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Në përfundim të veprimeve shtetasja J. G. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave apo sendeve me vlerë në kufi”, shtuan të njëjtat burime.