Sulmuesi i Tiranës, Elton Cale iu nënshtrua dje një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe. Braziliani prej muajsh ndiente shqetësime në shpatull, ndërsa nuk mundi të shmangë dot bisturinë.
Dje, në kryeqytet shtatëshkurtëri kaloi me sukses operacionin, teksa pritet të bashkohet me grupin vetëm në fundin e janarit ose fillimin e shkurtit.
Lojtari brazilian, sëbashku me Torrasën dhe Cobbinah ishin pjesë e rëndësishme e sulmit bardheblu në fitimin e titullit kampion pas 10 vitesh.