• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Ja si e manipuloi Bolino intervistën e Matilda Makoçit

18:55 : 24/10/2016
në AKTUALITET

Prej dy ditësh ka ngjallur një debat të madh intervista e ish gruas së Edi Ramës, Matilda Makoçi në televizionin e Karlo Bolinos dhe gazetën e tij. Mediat pranë opozitës kanë thërritur skandal duke akuzuar një manipulim të pastër mediatik, që e paraqiste ish aktoren e famshme si mbështetsen e sotme të Ramës.

Tjetër version kanë mbrojtur mediat e Bolinos, të cilat kanë premtuar se do të publikonin të plotë pamjet e intervistës dhe fjalët e Makoçit. Po pse kjo intervistë ka ngjallur kaq shumë debat dhe ku qëndron problemi me të? Le ti marrim të dy këto pikpyetje me radhë. Intervista ka ngjallur shumë debat pasi kundërshtarët e kanë akuzuar Edi Ramën gjithnjë se ai qe ndarë në mënyrë të shëmtuar me aktoren Makoçi. PD dhe mediat e saj kanë botuar dokumenta (origjinaliteti i tyre mbetet gjithnjë për tu faktuar), ku pretendohet se në gjyqin e ndarjes, Rama e ka akuzuar gruan se e kishte djalin e tyre të përbashkët me babain e tij, Kristaq Rama.

Pra shkurt, Edi dhe Matilda kanë pasur një çerek shekulli më parë një ndarje jo të lehtë. Ky lloj sulmi ka pasur gjithnjë për qëllim të tregojë se Rama nuk është një njeri i përkushtuar për familjen, prandaj nuk mund ti shërbejë si duhet edhe Shqipërisë. Ndaj këtij sulmi që daton në fillim të viteve 2000, Edi Rama, ka reaguar gjithnjë me mënyrat që di ai. Pasi akuzat u botuan, ai u paraqit për herë të parë në publik me të birin Gregun, në ditën e votimeve të para për bashkinë e Tiranës, në vjeshtën e vitit 2000 (foto ketu poshte ne qendren elektorale).

9 vite më pas, kur do kandidonte për herë të parë për kryeministër, ai organizoi një intervistë në Gazeta Shqiptare (edhe atëhere rastesisht drejtohej nga Bolino) me prindërit e Matilda Makoçit, që theksonin se ai qe kujdesur për të birin dhe bënin thirrje të votohej për të (Faksimile te Gazeta Shqiptare me intervisten e Marie Makoçit).

Lexo edhe:

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

Pra në një farë mënyre, Rama është munduar gjithnjë që ti përgjigjet metodat e tij akuzave të kundërshtarëve politikë. Prandaj dhe intervista e ish gruas që fliste për herë të parë pas 25 vjetëve pati rëndësi të veçantë. E këtu fillon debati tjetër: gënjyen apo jo mediat e Karlo Bolinos? Dy ditë më parë Report TV dhe Shqiptarja.com i vunë në gojë Matilda Makoçit këto fjalë:”Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona `dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun.

Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.” Pra sipas këtij teksti duket qartë se Edi Rama po ndjek dhe sot të njëjtat ëndrra të përbashkëta që në kohën e martesës me Matildën. Aty lihej të kuptohej jo vetëm një njeri që ka ngelur idealisti i ëndërrimeve rinore, por edhe se ish gruaja (ndryshe nga ç’thuhej) ushqente të njëjtën simpati për ish bashkëshortin e saj. Këto deklarata ngjallën reagime të menjëhershme. Autori i emisionit Publicus, Artan Rama dhe disa portale opozitare hodhën dyshime dhe i kërkuan drejtuesve të mediave të Bolinos të botonin intervistën. Nën presion kjo ndodhi. Por duke parë videon (poshtë) kuptohet lehtë manipulimi.

Në atë që Makoçi ka thënë nuk përmenden as ëndrrat e përbashkëta të rinisë, e aq më pak lihet të kuptohet se Rama është ende dhe sot mbartësi i atyre ëndrrave. Togfjalëshi i dytë që është shtuar është: “nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”. Ja se ç’ka thene fjale per fjale ajo: “ Më vjen shumë mirë që më përmendët një shok shkolle(montazh)…dhe është një shok i dashur i të gjithëve(montazh)… Edhe sot që është kryeministër është një njeri i afërt për të gjithë mesa shoh edhe gëzohem për sukseset që ka… porse djali që kemi(montazh)ndihmon(montazh) për të qënë një miqësi e sinqertë dhe pa shqetësime” (shih videon poshte). Këto janë pra fjalët që Matilda Makoçi, për më tepër e sëmurë dhe prej vitesh në efektin e ilaçeve ka thënë. Por ato janë transformuar dhe janë rregualluar.

Nuk ka kuptim këtu t’i hyhet diskutimit me qëllim apo jo. Atë e gjykon vetë çdo lexues. Ajo që bie në sy është se ky manipulim i shkon për shtat imazhit që Edi Rama kërkon të krijojë. Nëse në vitin 2000, ai përdori të birin adoleshent, për ta nxjerë në kamera para votimeve, nëse në vitin 2009, ai përdori ish vjehrin dhe vjehrën e tij që bënë thirrje publikut ta votonte, tani në prag të zgjedhjeve të 2016, duhej vetë fjala e ish gruas. Dhe mediat e Bolinos erdhën sërish në ndihmë, duke i vënë në gojë Matilda Makoçit, fjalë që nuk i kishte thënë. (Lapsi.al)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025
AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
BOTA

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025
Para

Zbulohet grupi kriminal i “bosit” shqiptar i arratisur nga burgu

TË GJITHA

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com