Aktorja Mariana Kondi, e ftuar në emisionin “Rudina”, ka treguar disa situata komike që i ka përjetuar në rininë e saj.
Mariana kishte me vete një bluzë, në të cilën lexonte “Sega la legna”, që do të thotë “sharrojmë një dërrasë” në italisht. Në rini, ajo nuk e dinte se çfarë do të thoshte dhe çdo darkë bënte xhiro me të që ta shihte i shoqi.
Ai i kishte buzëqeshur duke i thënë “Hajde sharrë hajde”, duke marrë shkas nga bluza.
“Në këtë bluzë, shkruhet Sega la legna që unë nuk e kisha idenë se çfarë do të thotë, që do të thotë sharrojmë një drasë në italisht. Ne vajzat e rrugës së Durrësit nga Pallati i Kulturës deri në Korpusin Qëndror bënim atë xhiron e famshme, pastaj kur vinte koha e plazhit ishte akoma më bukur, nga Iliria deri tek Hekurudha bënim xhiro në darkë. Unë me një bluzë të tillë që e kisha marrë borxh që shkruheshe Sega la legna bëja xhiro dhe mezi prisja të shihja tim shoq, ta kisha përballë dhe t’i qeshnim njëri-tjetrit.
Vetëm me atë të qeshur ne rrinim një muaj, kishim një kënaqësi të madhe, mjafton që më qeshi. Gjatë xhiros së bukur e kisha përballë dhe ai më thotë hajde sharrë hajde. Unë thashë uaa çfarë është kjo sharrë, e shoqja më thotë jo moj pale për çfarë e ka pasur. Ecëm sa ecëm dhe u kthyem dhe ishim prap përballë dhe më thotë prap ëoë çfarë sharre, hajde sharrë hajde dhe unë e zeza, po ky kujt i thotë sharrë! I thashë asaj shoqes me siguri ky nuk më do më.
U trishtova dhe mërzita shumë. E ndoqa nga pas dhe përballë prap më thotë ëee çfarë sharre. E unë i them ore ti kujt i thua sharrë, e më thotë asnjë njeriu. I them po ti po më drejtohesh mua, e më thotë po ti e ke të shkruar tek bluza. E ke gabim i them, këtë bluzë e veshin vetëm femrat e bukura dhe ika”, tha aktorja.