Të shumta janë kërkimet për koronavirusin, por ende nuk ka një kurë të veçantë për trajtimin e sëmundjes.
Së fundi studimet kanë treguar se ky virus mund të qëndrojë deri në 28 ditë në sipërfaqen e kartmonedhave, aparatet e celularëve, apo në çelik dhe inoks, shkruan BBC.
Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës Australiane sugjerojnë që SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për shumë më gjatë në sipërfaqe nga sa mendohej.
Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtiten ose flasin.
Por ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në sipërfaqe të tilla si metali dhe plastika.
Por studimi i fundit nga agjencia Australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte “jashtëzakonisht i fortë”, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si xhami i gjetur në ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedha plastike dhe letre.