Votimi në Partinë Demoratike të Tiranës nuk ka sjellë asnjë rezultat. Vetëm një skualifikim, ndërkohë që votat kundër kanë prekur disa figura të njohura të PD-së, që janë deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2017 ose zyrtarë të lartë të partisë.
Nuk dihet nëse forumet e partisë më të madhe të opozitës do ta marrin parasysh numrin e votave kundër, por e sigurtë është që anëtarësia që votoi 60 për qind, dha një mesazh.
Mesazhi i parë është që nuk duken të motivuar nga lista, përderisa 40 për qind nuk dolën të votonin. I dyti është që nuk u pëlqejnë disa zgjedhje të lidershipit, madje as një pjesë e mirë e vetë lidershipit, duek patur parasysh se edhe anëtarë të kryesisë patën vota kundër në masë të konsiderueshme.
Mes emrave të njohur, spikat më shumë ai i Erzen Brecanit, ish – drejtuesi i policisë, që prej 2013 ka zgjedhur aktivitetin privat. Një profesionist i mirë, që pati sukses edhe pa uniformë. Megjithatë, shfaqja e tij në listën e kandidatëve për kandidatë për deputetë, në njësinë 4, është habia më e madhe që mund të sillte lista, jo vetëm për Tiranën.
Pasi u përfshi në polemikat me Ramën në 2013, përpara se të largohej nga Policia, Erzen Brecani u shfaq vetëm në 2018- 2019, kur cështja Babale ishte në kulmin e saj. Më e rëndësishmja e Partisë Demokratike, që vuri nën presion Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, në maj 2018 kur u bë publike. Albert Veliu që pretendonte se kishte folur për trafik droge me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit, e kishte regjistruar bisedën me ndihmën e gazetarit Jetmir Olldashi dhe kishte kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike për ta ndjekur cështjen, që pretendonte se ishte hakmarrja e tij, ndaj një pabesie të viteve më parë.
Edi Rama doli menjëherë pas publikimit të skandalit, duke deklaruar se e kishte cuar regjistrimin në një laborator privat dhe I ishin përgjigjur se zëri nuk ishte i Agron Xhafajt. Ekspertiza angleze që kërkoi Prokuroria, e përgënjshtroi Edi Ramën, me konkluzionin se zëri mund të ishte i vëllait të ministrit, por cilësia e regjistrimit nuk e lejonte konfirmimin e plotë të këtij pohimi.
Të gjendur pa mbrojtje, pasi cuan Agron Xhafajn jashtë, për të kryer një dënim të hershëm, ish – Ministri që është edhe bashkëautor i Reformës në Drejtësi dhe kishte kontroll mbi institucionet e Drejtësisë, krijoi një version të kundërt, që në Gjykatë mbizotëroi si version zyrtar. Sipas tij, regjistrimi ishte bërë me aktorë të paguar, për të futur në kurth ministrin dhe polica e kishte gjetur aktorin. Në fillim thanë që është aktor profesionist, por pastaj e ndërruan dhe nxorën Fredi Alizotin, një qytetar të Fierit, i afërm i Albert Veliut.
Në përgjimet e policisëdhe Prokurorisë, u përdorën pikërisht telefonatat e Alizotit me Erzen Brecanin (https://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-brecani-fundos-babalen-alizoti-me-ka-rrefyer-se-biseda-ishte-e-sajuar). Ndërsa në gjyq, Brecani ka dëshmuar se i ka takuar tek oborri i PD-së,edhe Albert Veliun, edhe Alfred Alizotin dhe aty ata i kanë thënë se e kanë bërë për para.
Kjo dëshmi e Brecanit që dëmtonte, jo vetëm Salianjin, por cështjen më të fortë të PD-së, në fakt kundërshtonte telefonatat. Në telefonata, Brecani fliste me Alizotin sikur nuk e dinte që ky ishte në rol dhe do të paguhej nga Basha dhe Salianji. Dukej qartë që ish- drejtuesi i policisë, kishte një kontribut plot kundërshti në proces. Kundërshti që penalizuan Salianjin me një dënim që nuk është i formës së prerë, por mbi të gjitha e nxorën PD falsifikatore dhe Agron Xhafën të pafajshëm.
Dje, njeriu kyc, i përmbysjes së Babales, u konfirmua në listën e Partisë Demokratike si kandidat. Filtri i Komisionit nuk e kishte eleminuar, as filtri i anëtarësisë. Me shumë mundësi, Brecani, i mbështetur fuqimisht nga një prej oligarkëve të vendit, mund të jetë në radhët e deputetëve të PD-së, me meritën e diskretitimit të Babales.