Tërmeti pas mesnatës/ Sizmologu: Nuk duhet të shqetësoheni

Lexo edhe:

Pak minuta  pas mesnatës së të mërkurës, janë ndjerë lëkundje tërmeti të cilat u vlerësuan me magnitudë 4.0. Sizmiologu Rexhep Koçi kërkoi të qetësojë qytetarët duke deklaruar se nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nentorit është e kanë të natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3 nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, tha ai për Ora News .

Lajme të lidhura

Para