Familjaret e viktimave të vrasjes së trefishtë në Vlorë, ndodhur më 7 prill 2015 në një lokal në lagjen Çole, kërkojnë largimin e prokurorit Pelivan Malaj nga çështja.
Birbil Rakipi i ati i viktimës Haki Rakipi është ndalur edhe në një fakt tjetër, sipas të cilit këta të fundit në asnjë moment nuk kanë kërcënuar prokurorin, por kjo është një çështje që sipas familjarëve nuk ka asnjë të vërtetë, madje Rakipi bën me dije edhe faktin se për këtë qëllim është kontaktuar edhe nga vete prokurori i çështjes. Sipas tyre kemi të bëjmë me devijim të neneve të çështjes, dhënë për autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlore. Pra në këtë rast sipas familjarëve kemi shkelje.
Birbil Rakipi në emër të familjarëve kërkon largimin nga çështja të prokurorit pasi janë dhënë vendime që bien ndesh me çështjen, çka do të thotë se në asnjë mënyrë nuk mund të jetë tashmë pjesë e procesit, kur kemi edhe kërkesë të prokurorisë për ulje të dënimit. Sipas tij, prokurori ka qenë pjesë e procesit prej fillimit, ndaj nuk mund të vijojë me këtë çështje, kur në disa raste vendimet kanë qenë kontradiktore.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 7 prill të vitit 2015 në lagjen Çole, aty ku mbetën të vrarë shtetasit Haki Rakipi, Feridan Velaj dhe Albi Limaj, ndërsa të akuzuar janë shtetasit Alesandër Llanaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Berti Alliaj dhe Ani Begaj me nga 35 vjet burg. Ndërkohë referuar çështjes në fjalë, prokurori i çështjes Pelivan Malaj, jashtë kamerave ka sqaruar për Vlora Channel se në asnjë rast nuk ka kërkuar ulje të dënimit për autorët, ndërsa sipas tij gjykimi i shkurtuar është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë që sipas përcaktimeve në procedurën penale detyron gjykatën të bëjë automatikisht ulje të dënimit me burg të përjetshëm.
Seanca te kthyera ne nje telenovele tashme nga Gjykata e Apelit ne Vlore, pas 8 seancave te deshtuara, per shkaqe te ndryshme dhe qe lidhen kryesisht me mungesen ne salle te pales mbrojtese. Tre personat e akuzuar per vrasje kane marre denimet nga Gjykata e Faktit Vlore, dhe pikerisht shtetasi Aleksander Llanaj me burgim te perjetshem, ndersa Bertil Allia dhe Ani Begaj me nga 35 vjet burg, nderkohe qe dy te fundit mbeten ende te shpallur ne kerkim nga policia.
Mbas 8 seancave telenovele, pa pergjegjesi te plote, trupi gjykues i perbere nga Petrit Alia, Iliba Bezati dhe Margarita Buhali degjoi fillimisht palen mbrojtese, ndersa me pas prokurori i seances ne Gjykaten e Apelit Vlore, Pelivan Malaj dha pretencen, duke kerkuar ulje te ndjshme te vendimit te Gjykates Vlore per tre autoret e ngjarjes makaber.