Një turist francez është rrëzuar në një humnerë në Qafën e Llogarasë ditën e sotme .
Sipas burimeve, ai ka qenë duke u ngjitur në Qafën e Qores dhe është rrëzuar duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Policia dhe helikopteri shkuan menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan turistin në Spitalin e Vlorës.
Mësohet se në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat DELTA. Sipas burimeve, turisti ka qenë pa ndjenja dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve