• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

5 vende të BE-së letër OKB-së për helmimin e Navalny

08:21 : 02/10/2020
në Lajmet e Dites

Helmimi i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny “përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Britania, Franca, Gjermania, Estonia dhe Belgjika të enjten, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të zbulojë, urgjentisht, plotësisht dhe në mënyrë transparente, rrethanat e këtij sulmi dhe të informojë Këshillin e Sigurimit në lidhje me këtë”, thanë ato në letrën dërguar organit 15-anëtarësh.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se autoritetet ruse ishin ende duke pritur që Gjermania dhe Franca t’i përgjigjeshin kërkesës së tyre për prova në mënyrë që Moska të mund të pohonte nëse kishin nevojë për të filluar një hetim.

Navalny u dërgua në Berlin në gusht pasi u sëmur në një fluturim brenda Rusisë. Ai mori trajtim për atë që Gjermania tha se ishte helmim me agjentin nervor noviçok që mund të jetë vdekjeprurës, para se të lirohej në shtator.

Letra drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se më 2 shtator qeveria gjermane konfirmoi se testet kishin treguar “prova të qarta se zoti Navalny ishte helmuar nga një agjent nervor kimik i llojit noviçok, i cili u zhvillua nga Bashkimi Sovjetik dhe tani menaxhohet nga shteti pasues”, Rusia.

Lexo edhe:

Aplikimet pë azil/ Eurostat: Në dy muajt e parë të viti u shënuan 980 kërkesa

Pjesë e grupit që trafikoi 8,4 ton drogë drejt vendeve të BE, arrestohet gjirokastriti

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova që tregojnë se bëhet fjalë për një krim. Misioni rus në OKB nuk bëri komente të menjëhershme mbi letrën.

Anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Britania vunë në dukje se nëntorin e kaluar Këshilli i Sigurimit miratoi një deklaratë duke rikonfirmuar se çdo përdorim i armëve kimike “kudo, në çdo kohë, nga kushdo, në çdo rrethanë është i papranueshëm dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”

“Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se përdorimi i një agjenti nervor kimik i llojit noviçok në helmimin e neveritshëm të zotit Alexey Navalny përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruajnë ata.

Letra u dërgua ndërsa Rusia merr presidencën mujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor.

Shtetet e Bashkuara nuk e nënshkruan letrën, por të mërkurën Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha: “Qeveria ruse duhet të ofrojë një llogari të plotë mbi helmimin e Alexei Navalny-it dhe të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë veprim”./VOA

Etiketa: helmimi i NavalnyLeketer OKB-sevendet e BE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aplikimet pë azil/ Eurostat: Në dy muajt e parë të viti u shënuan 980 kërkesa

08:02 : 20/05/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit që trafikoi 8,4 ton drogë drejt vendeve të BE, arrestohet gjirokastriti

15:25 : 08/02/2025
AKTUALITET

Vendet e BE-së “përzënë” 7700 shqiptarë, të dytët për largimet pas Gjeorgjisë

10:07 : 01/10/2024
BOTA

Vijojnë vakancat/ Gjermania sërish “në hall” për mjekë dhe infermierë

08:59 : 04/03/2024
AKTUALITET

554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e BE që nga 2002; Të tretët në Europë në 2021

12:06 : 01/03/2023
AKTUALITET

Shqipëria merr 1 mld € nga emigrantët, rekord në Europë në raport me madhësinë e ekonomisë

14:30 : 23/02/2023
Para

E ëma e Kim Kardashian përfundon në gjykatë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht truprojën

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com