• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PAA: Rilindja ka dështuar të mbështesë bujqësinë duke nxitur varfërimin e fermerëve

12:27 : 30/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Agrare Ambientaliste denoncon se ‘Rilindja’ ka dështuar të mbështesë bujqësinë dhe kjo ka nxitur varfërimin e fermerëve.

“Rilindasve arrogantë dhe të babëzitur ju mungon vizioni dhe përgjegjësia për fshatin. Për Rilindasit demogagjia është gjithçka, ndërsa realiteti i varfërisë që vret asgjë. Sipas buxhetit afatmesëm të Rilindasve për vitin 2020-2022 mbështetja e bujqësisë në 2022 mbetet e njëjtë si në vitin 2005 rreth 0.5 % e GDP-së.   Demagogjia elektorale e përditshme e Rilindasve për të cilën harxhohen miliona lekë që mund tju shkonin fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, prodhuesve, grumbullesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, nuk e fsheh dot faktin e hidhur se bujqësia është sektori më pak i financuar edhe pse në këto zona banojnë mbi 45% e popullsisë dhe ky sektor prodhon 20% të GDP-së së Shqipërisë. Edhe pse është rritur ndjeshëm mundësia përfituese nga financimet e BB për zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe kohezionin social”, thuhet në një njoftim të PAA-së.

“Rilindasit jo vetëm nuk e kanë rritur pjesën e buxhetit shqiptar por çdo rritje e financimeve nga BE e kanë përdorur për të ulur pjesën e qeverisë për mbështetjen për bujqësinë. Prandaj mbështetja totale mbetet e njëjtë vetëm 0.57% e GDP-së. Pra paratë e BE për bujqësinë kanë lehtësuar përdorimin e pjesës së buxhetit shqiptar jo për bujqësinë por për partneritetet publike-private preferenciale.   Është e pamundur për Cucet rilindas që e njohin bujqësinë dhe problemet e saj kritike vetëm nëpërmjet realiteteve virtuale 3D – tre dimensionale të prodhuara me kosto të rëndë nëpër kompani marketingu dixhital dhe reklamat e shtrenjta televizive vetë-mburrëse, të pranojnë realitetin e hidhur dhe të dështuar të fshatit. Sipas Rilindasve nuk ekziston asnjë sfidë apo problem konkret dhe i mprehtë për disa qindra mijëra shqiptarë që punojnë në bujqësi dhe që një pjesë e tyre për shkak të dështimeve të rilindasve vazhdojnë të braktisin familjet dhe vendin e tyre.   Shifrat janë kokëfortë thonë ekspertët, në këtë rast mbështetja buxhetore për bujqësinë në Buxhetin afatmesëm (PBA) 2020-2022 vjen në ulje dhe jo në ngritje. Po të mbajmë parasysh nivelet e mos-realizimit të buxhetit për bujqësinë në çdo vit, mbështetja reale  buxhetore për bujqësinë dhe fermerët do të jetë më e vogël”, thuhet më tej në njoftim.

PAA premton se do të jetë një mbrojtëse e fortë dhe e arsyeshme e fermerëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural duke kërkuar që brenda katër viteve të mazhorancës së re 2021-2025 të dyfishohet mbështetja për bujqësinë.

PAA shton se do të propozojë ngritjen e Bankës së Zhvillimit për të lehtësuar thithjen e fondeve dhe për të rritur mbështetjen buxhetore për bujqësinë në të gjitha zonat e vendit dhe në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit me prioritet sigurinë ushqimore që është kollona thelbësore e shëndetit publik.

Lexo edhe:

“S’kemi aleancë me askënd”/ Duka: Nëse hapen listat, futemi më vete në zgjedhjet e 2025-ës

Zgjedhjet, Agron Duka: Një rezultat i tillë është i pakontestueshëm

“PAA po punon me një grup ekspertësh dhe do të propozojë që brenda vitit të parë mazhoranca e re të miratojë në Kuvendin e Shqipërisë një skemë sigurimi për bujqësinë e bazuar në parimin e ndarjes së kostove, pra shteti të subvencionojë një pjesë te primit të sigurimit. Skema ndarje risku të cilat do të mbrojnë fermerët nga fatkeqësitë natyrore që i godasin shpesh dhe i varfërojnë ata.

PAA – brenda 6 muajve të parë të qeverisë së re do të kërkojë dhe imponojë rialokim të fondeve nga projekte  të mbështetjes së fermerëve në zonat me risk te lartë në skemat e mikro-kredisë në këto zona duke rritur financimet grant por edhe duke subvencionuar një pjesë të kostove të aktivitetit.

Pa rikthimin e punës dhe jetës në zonat rurale, pa i dhënë bujqësisë mbështetjen reale është shumë e vështirë të luftohet varfëria, papunësia dhe të reduktohet braktisja e Shqipërisë.

Kjo rritje duhet bazuar jo vetëm në rritjen e financimit nga taksat e shqiptarëve por kryesisht nga thithja më e mirë e fondeve të BE-së dhe donatorëve të tjerë, fonde të dedikuara për fshatin dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural”, thuhet më tej në njoftim.

Etiketa: PAA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’kemi aleancë me askënd”/ Duka: Nëse hapen listat, futemi më vete në zgjedhjet e 2025-ës

20:08 : 27/03/2024
AKTUALITET

Zgjedhjet, Agron Duka: Një rezultat i tillë është i pakontestueshëm

20:00 : 23/05/2023
AKTUALITET

Agron Duka, drejt bashkëpunimit me PS për zgjedhjet e 2025

21:45 : 18/05/2023
AKTUALITET

“Jemi dakord për kandidat të përbashkët”, Duka tregon çfarë ka biseduar me Berishën

12:22 : 06/10/2022
AKTUALITET

Duka i bashkohet protestës së 7 Korrikut: PAA do japë mesazhet e saj

10:37 : 30/06/2022
AKTUALITET

Zgjedhjet e 2023, Duka: PAA garon e vetme, bashkëpunojmë vetëm me partitë e reja

19:45 : 31/05/2022
Para

Dua Lipa "tallet" me Donald Trump: Edhe parukieri i tij që e paguan 70 mijë dollarë e urren atë

TË GJITHA

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com