Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në vend pak pas mesnatës. Një tërmet më magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua në orën 01:25 të së Enjtes.
Sipas IGJEUM, thellësia fokale e tërmetit vlerësohet 20 km, ndërsa epidendra e tij ishte 20 km në veriperendim të Cërrikut.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në qytetet e Elbasanit, Lushnjes, Tiranës e Durrësit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se “nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme”.