• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gripi dhe koronavirusi do qarkullojnë njëkohësisht/ Mjekët japin alarmin: Përgatituni për më të keqen

20:09 : 23/09/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik po i paralajmërojnë njerëzit në Hemisferën Veriore që të përgatiten për më të keqen në muajt e ardhshëm, kur koronavirusi dhe virusi i gripit do të qarkullojnë në të njëjtën kohë.

Është një situatë e vështirë që mund të shkaktojë edhe më shumë vdekje dhe të mbingarkojë sistemet e kujdesit shëndetësor.

Mjekët thonë se këtë vit është më e rëndësishme të bësh vaksinën e gripit se anjëherë më parë. Ekspertët e qeverisë amerikane rekomandojnë që vaksinën ta bëjë kushdo, nga mosha 6 muajsh e lart.

“Parashikojmë se do të ketë njerëz që kanë edhe COVID edhe grip dhe kjo do të ishte tepër e rëndë, pasi rrit rrezikun e vdekjes nga njëri ose nga tjetri, prandaj duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t’i parandaluar,” thotë doktoreshë Susan Rehm në Klinikën Cleveland.

Të dy janë viruse të frymëmarrjes dhe që të dy mund të shkaktojnë vdekjen. Ndërkaq, stina e gripit praktikisht ka filluar.

Lexo edhe:

No Content Available

“Ne do të hyjmë në këtë stinë me duar të lidhura pas shpine dhe po punojmë në një klimë ku besimi te vaksinat vazhdon të bjerë,” thotë Lavanya Vasudevan, në Institutin Global të Shëndetit pranë Universitetit Duke.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve raportojnë një rënie të ndjeshme të imunizimeve rutinë te fëmijët. Mjekët thonë se ka pasur rënie të madhe të vizitave mjekësore për shkak të pandemisë. Por ata thonë gjithashtu se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga vizitat.

“Të gjitha objektet shëndetësore po marrin masa paraprake shtesë për ta bërë mjedisin të sigurt për njerëzit që hyjnë brenda,” thotë doktoreshë Rehm.

Profesore Vasudevan thotë se edhe kur nuk ka një pandemi, njerëzit shpesh nuk e bëjnë vaksinën e gripit.

“Vaksina e gripit jo gjithmonë ka efekt dhe njerëzit e përdorin këtë si justifikim për të mos e bërë vaksinën,” thotë profesorja.

“Vitet e fundit, vetëm 20 për qind e njerëzve e kanë bërë vaksinën. Në të kaluarën kemi arritur deri në 60, 65%.” thotë Thomas Denny, i Institutit të Vaksinave në Universitetin Duke.

Ekspertët besojnë se edhe një vaksinë jo e përsosur mund të ulë fuqinë e infeksionit.

“Ekzistojnë disa mite për vaksinën e gripit, për shembull se marrja e vaksinës të jep gripin. Kjo nuk është e mundur, sepse grimcat e virusit në vaksinën e gripit janë të vdekura dhe nuk mund të shumohen,” thotë profesore Vasudevan.

Të dhënat tregojnë se, gjatë sezoneve të kaluara, 80% e fëmijëve që humbën jetën nga gripi nuk ishin vaksinuar. Hulumtimet e Universitetit Duke tregojnë se vetëm një e treta e të rriturve amerikanë e morën vaksinën në vitin 2018.

Ata që rrezikojnë më shumë nga infeksionet e gripit janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të tjera. Në rrezik janë gjithashtu afrikano-amerikanët dhe pakicat e tjera.

“Më shqetëson shumë fakti që komunitetet më të goditura nga COVID-i ndikohen gjithashtu shumë nga gripi dhe ne dimë që nivelet e vaksinimit janë më të ulëta te këto komunitete,” thotë profesore Vasudevan.

Ajo thotë se profesionistët e shëndetit publik duhet të punojnë me drejtuesit e komuniteteve që njerëzit të dinë se vaksinat e gripit mund të shpëtojnë jetë si dhe t’i shpërndajnë ato falas./ VOA

Etiketa: koronavirusi shendeti sociale boldnews host domain gripi

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Qeveria e re e Malit të Zi/ Abazoviç: Kisha Serbe pati ndikim në zgjedhje!

TË GJITHA

Keqtrajtimi i kafshëve nuk ka fund, kali tërhiqet i lidhur pas makinës në Bulqizë

19:57 : 21/09/2025

LIVE/ 200 mijë njerëz në funeralin e Charlie Kirk, i pranishëm edhe presidenti Trump

19:38 : 21/09/2025

VIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih

19:25 : 21/09/2025

Presidenca turke: Ato vende që njohin Palestinën janë në anën e duhur të historisë

19:16 : 21/09/2025

Ngjarje makabre në Greqi, 62-vjeçarja fshehu trupin e pajetë të nënës për të përfituar pensionin

19:04 : 21/09/2025

Siria njofton datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare për administratën e re

18:53 : 21/09/2025

VIDEO/ Anis Mehmeti i mahnit të gjithë në Angli, shihni eurogolin e sulmuesit shqiptar

18:48 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com