Para pak ditësh në Shkodër u shënua një konflikt midis Hilë Simonit dhe Kaltrina Lazrit. Pas konfliktit 61-vjeçari e ka përplasur me makinë 54-vjeçaren duke i shkaktuar dëme në trup dhe thyerje këmbe.
Ai pretendon se Kaltrina i ka dalë para dhe nuk ka dashur që ta shtypë.
Nga spitali, Kaltrina shprehet se goditja me makinë ka qenë e qëllimshme.
Intervista:
-Duhet të thuash dy fjalë të tregosh nëse ka qenë me dashje apo pa dashje.
Kaltrina: Çfarë me thënë
-Thuaj a ka qenë me dashje apo jo
Kaltrina: Me dashje ka qenë
Ngatërresa ka qenë gjithmonë nga gratë, e shoqja ka qenë ajo që nxirrte ngatërresë.
Më ka thënë që do të të vras do të të mbys, unë e lash dhe ika. Rrugës kur shkon për në Kishë, ai ka qenë duke ruajtur tek shtëpia e tij.
Merr makinën me shpejtësi dhe ndalohet në gjysmë të rrugës. U ndalu me makinë dhe më tha ec përpara, unë i thash jo, mos dil nga makina sepse me rreh.
Ai ka marrë kthesën e makinës me shpejtësi dhe me ka hedhur në kopsht të atij zotërisë aty. Kam qëndruar 1 orë apo më shumë nën makinë, ai u ul nga makina dhe më ka rrahur.
Në një moment unë i kam kafshuar gishtin dhe u largua, më pas unë bëja si e vdekur. Pas një farë kohe ai është larguar dhe më pas ka dalë një komshi.
Komshiu nuk ka ditur se çfarë ka ndodhur, ka dalë kot, bërtita që më ndihmoni. Doli ajo dhe më tha që nuk kam çfarë të bëjë. Më pas kam lajmëruar djalin dhe ai ka lajmëruar shefin e zonës dhe kanë ardhur të dy.
Kanë ardhur disa persona për me më nxjerr, por nuk kanë mundur të më nxjerrin më pas ka ardhur vinxhi dhe më kanë nxjerr me vinxh.
Ai e ka bërë me dashje.
-Po për deklaratën që ai ka dhënë në polici.
Kaltrin: Unë nuk e di çfarë deklarate ka dhënë ai në polici.
-Që ka pirë kafe me bashkëshortin, nuk keni pas konflikte?
Kaltrina: Konflikte kemi pasur ne më parë për punë të gardhit, por të gjitha kanë ardhur prej të shoqes.
-Keni pas hyrje-dalje me njëri-tjetrin?
Kaltrina: Jo, Jo, ka vite që nuk kemi hyrje-dalje.
-Çfarë kërkoni?
Kaltrina-Unë, vetëm drejtësi.
-Sa larg i keni banesat.
-Kaltrina: I ndan vetëm një perde.
-Nga spitali çfarë u kanë thënë?
Kaltrina- Do të bëj 3 operacione.
Ndërkohë që ditën e sotme për 61-vjeçarin është caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Shkodrës.