Dy punonjës të njësisë administrative Bubullimë në Lushnje janë konfirmuar pozitivë me koronavirus ditën e djeshme.
Kjo ka çuar në mbylljen e zyrave të këtij institucioni.
Raportohet se pjesa tjetër e punonjësve i është nënshtruar testit të Covid.
Nuk ka ende një informacion zyrtar se për sa kohë do të qëndrojnë zyrat të mbyllura.