Gazetari amerikan Guy Lawson në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Dritare” është shprehur se ngjarja e rëndë e Gërdecit implikon shumë të inkriminuar që nga kryeministri i asokohe Sali Berisha, ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe qeveria aktuale. Nga investigimi i tij për këtë ngjarje ai ka arritur në konkluzionin që Gërdeci është në interes për t’u mbajtur sekret nga qeveria amerikane dhe shqiptare. Në këtë intervistë gazetari tregon për inkriminimin në ngjarjen e Gërdecit të qeverisë shqiptare, të asaj ameriane, Pentagonit, si dhe lidhjet e mafias me këtë ngjarje. Investigimin e tij të shtrirë në kohë ai e ka përmbledhur edhe në një libër, me dëshirën që e vërteta të dalë dhe të ushtrohet më shumë presion që ajo të mësohet.
Intervita e plotë e emisionit “Dritare” nga Rudina Xhunga:
Dua t’ju bëj një pyetje nga Geraldo Durda, vëllai i një fëmije 6 vjeç të vrarë në Gërdec.
Pyetja e tij është: Ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar 5 vjet nga gjykata e apelit, si përgjegjës në tragjedinë e Gërdecit, është tani azilant në Amerikë. Luan Hoxha, sipas një kabllogrami të SHBA, raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të Kryeministrit. Kjo u mohua më pas. Si është e mundur që SHBA pranoi kërkesën e tij për azil?
Kjo jo vetem është e mundur, por edhe bën shumë sens në qoftë se e shikon nga këndvështrimi i amerikanëve. Të gjithë njerëzit në pushtet, kur Gërdeci shpërtheu, kërkuan që problemi të largohej. Ata nuk donin të bëhej një hetim serioz dhe nuk donin të zbuloheshin lidhjet me Ministrin e Mbrojtjes, djalin e Kryeministrit dhe ndoshta edhe vetë Kryeministrin. Brenda Ambasadës Amerikane në Tiranë kishte te dhëna, se zyrtarët amerikanë ishin në dijeni të projektit të demilitarizimit në Gërdec dhe se çdo hetim për ta zbuluar atë do të rrezikonte marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi populli shqiptar do të merrte vesh se çfarë po ndodhte realisht. Dhe kështu, kur Shefi i Shtabit kërkoi azil, gjëja më evidente që mund të bënin Shtetet e Bashkuara së bashku me qeverinë shqiptare, ishte ta pranonin kërkesën e tij dhe ta nxirrnin atë jashtë vendit. Unë e di që ai jeton këtu, kam tentuar ta gjej, por pa sukses, por edhe në qoftë se e gjej”. Nga ajo që kam kuptuar dhe nga çfarë më kanë thënë burimet e mia, ai është shumë i frikësuar nga pushtetarët me të cilët kishte lidhje, jo vetëm nga pushteti shqiptar, por edhe qeveria amerikane. Pra, ajo që dua t’i them vëllait të djalit është, faleminderit që e ke lexuar librin. Shpresoj të mund të bëjmë diçka për të zbuluar të vërtetën, por realiteti është se si qeveria shqiptare ashtu edhe qeveria amerikane, të dyja ndajnë interesin për ta mbajtur atë sekret.
A ishte i përfshirë ambasadori Withers?
Ai nuk pranoi të fliste për këtë, në diktofon, sepse nuk dëshironte të ishte i përfshirë në ndonjë mënyrë në këtë libër, por mund t’ju them se nuk kam gjetur asgjë për të, në kërkimin tim. Unë gjithashtu besoj, dhe mendoj se është e drejtë të thuhet, se ai ndjehej keq për atë që ndodhi në Gërdec dhe do të donte të ndihmonte Shqipërinë të çlirohej nga kjo kulturë korrupsioni. Kështu që nuk e shoh atë si dikë të përfshirë.
Po kush ishte atëherë?
Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Mbrojtjes. Kemi miliona dollarë të zhdukur nga çmontimi i një grumbull municionesh të tepërta, kemi 26 civilë të vrarë; keni një njeri, Kosta Trebickën, i cili i tregoi të vërtetën pushtetit, që e çoi të vërtetën tek Neë York Times dhe më pas në Pentagon, e në fund tek Departamenti i Drejtësisë në Amerikë dhe asnjëri prej tyre nuk donte t’ia dinte për të vërtetën. Në fakt, kjo iu kthye atij. Pra, ajo që dua të them është se struktura e korruptuar politike në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë amerikane në lejimin e atij korrupsioni, bënë që zyrtarët shqiptarë nuk mbajtën përgjegjësi dhe individë të caktuar dolën te fituar nga kjo skemë multimilionë dollarëshe.
Po njerëzit e përfshirë nga Ambasada Amerikane, çfarë pëfituan ata?
I kam emrat, kam edhe dokumente dhe do isha i lumtur t’iatregoja dhe jepja ato qeverisë shqiptare në qoftë se, do të bëhej një hetim serioz për këtë çështje dhe do isha i lumtur të bashkëpunoja me ta. Siç doli, pasi libri u botua, botuesi im tha qysh në fillim se ky material ishte shumë specifik për Shqipërinë për t’u publikuar, me emra specifike dhe ishte i rrezikshëm publikimi i tyre për shkak të procedurave federale këtu në Shtetet e Bashkuara. Pra, konteksti në të cilin unë mund ta ndaj këtë informacion, do të duhej të ishte për një Gjykate, në një hetim serioz. Prandaj nuk mund t’i jap emrat, gjithsesi edhe po t’i jepja nuk do t’ju ndihmoja. Çështja është se ka njerëz brenda qeverisë amerikane të cilët ndjejnë se ka më shumë se një sjellje të dyshimtë në lidhje me mënyrën dhe rendin, në të cilën këto municioni shiteshin dhe çmontoheshin. Si çdo mafie, dukej sikur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po e bënte për përfitimin e vendit, ndërkohë që po e bënte për përfitime personale. Në fakt doja të dija më shumë për përfshirjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe ambasadorit ëithers. Unë në fakt mund t’ju tregoj një histori. Ndodhi që një reporter i New York Times, erdhi në Tiranë në vitin 2008, pasi Kosta Trebicka kishte folur për Neë York Times. Gazetari shkoi për të intervistuar Ministrin e Mbrojtjes, Mediu, në Ministrinë e Mbrojtjes. Mediu mendoi se ky do të ishte një moment ku ai do të shfaqej në gazetën Neë York Times dhe mendoi se do të të fliste për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO etj. Ata filluan intervistën dhe gazetari menjëherë i tha se kishte dijeni për lidhjen e tij me AEY, se ishte në dijeni që fishekët bliheshin për 2 cent dhe shiteshin për 4 cent dhe e pyeti se ku kishin shkuar ato miliona dollarë nga diferenca e tyre. Ministri Mediu e pa çuditshëm, bërtiti e ulëriti. E gjithë kjo është filmuar nga një kameraman i ri shqiptar që punonte në Ministri.
Atë natë Mediu, kërkoi një takimme ambasadorin Ëithers. Ajo që ndodhi në atë takim është subjekt i disa polemikave, por e sigurt është se ndodhi një gjë; Mediu urdhëroi që të gjitha municionet e kalibrit të vogël AK-47 në aeroportin e Tiranës të zhvendoseshin, në mënyrë që kur gazetari i Neë York Times të shkonte të nesërmen, të mos i gjente. Ato u zhvendosën gjatë gjithë natës dhe e dini se ku përfunduan? Në Gërdec, sepse Gërdeci ishte një vend ku mund të fshihje çdo gjë. Pra, ky është një nga rastet ku mund të them se ambasadori Ëithers kishte dijeni se Ministri i Mbrojtjes, në mënyrë aktive, po përpiqej të mashtronte dhe të fshihte këtë gjë nga Neë York Times. Si gazetar nuk mendoj se është e përgjegjshme të nxjerrësh konkluzione, kur nuk mund ta bësh dot, por ka më shumë se një dyshim se brenda ambasadës kishte përfshirje. Në rast se ambasadori nuk merr masa specifike, kjo nuk do të thotë se Ambasada nuk është në dijeni për atë që po ndodh.
Por dini më shumë se kaq, ju i keni emrat, por nuk mund t’i thoni ato!
Nuk po përpiqem t’ju mbaj larg nga kjo. Unë e di që ju doni emra, emra, emra, por kjo është më e komplikuar se kaq. MEIKO ishte një kompani shqiptare armësh, e cila shiste fishekë për 2 cent në një kompani në Qipro, që i sheste këto municione, AK-47, për 4 cent secilin fishek. Por ju e dini që bëhej fjalë për qindra mijëra fishekë. Atëherë çfarë ndodhi me diferencën mes 2 dhe 4 cent? Bëhet fjalë për miliona dollarë dhe ato thjesht u zhdukën. Ky ishte një korrupsion i qartë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është mbajtur fshehur dhe zyrtarët e përfshirë fituan imunitet; populli i Gërdecit nuk ka marrë ende asnjë drejtësi dhe populli shqiptar nuk do ta marrë vesh se në çfarë lloj shoqërie po jeton, sepse zyrtarët, si brenda qeverisë së Berishës dhe tani, me cduket Brenda qeverisë rama, nuk po thotë të vërtetën
Asgjë nuk fshihet dot përgjithmonë. Mendoni se faktet do të dalin një ditë?
Nevojitet guxim për t’i bërë ballë. Është e lehtë për mua si një gazetar në Amerikë që të jem i guximshëm, për t’i detyruar njerëzit të thonë të vërtetën, por e di gjithashtu se për një gazetar shqiptar është shumë më e vështirë. Nëse shikoni rastin e Kosta Trebickës dhe vdekjes së tij në rrethana shumë të dyshimta në një aksident me makinë, i cili nuk është hetuar siç duhet, kuptoni se çfarë ndodh nëse përpiqesh të thuash të vërtetën dhe t’i bësh ballë këtyre njerëzve. Pra, mendoj se nevojitet pak diplomaci e vërtetë nga ana e qeverisë amerikane, për të folur jo vetëm për dëshirën e një qeverisje të hapur dhe të ndershme në Shqipëri, por për të bërë përgjegjës zyrtarët. Nevojitet diçka më shumë sesa vetë Edi Rama dhe njerëzit rreth tij. Erion Veliaj, i cili është kryebashkiaku i ri i Tiranës, para se të përfshihej në politikë ishte një aktivist dhe ai më tha një herë se dëshironte të kishte një hetim për këtë ngjarje dhe se ishte i angazhuar për këtë. Tani ai është në pushtet dhe… Unë sugjeroj që Vizion Plus të shkojë dhe ta pyesë, pse nuk keni nxitur te hapet një hetim; çfarë ka ndryshuar; pse ajo që ndodhi në Gërdec nuk është më kuptimplotë; pse nuk kanë më rëndësi jetët e njerëzve; nuk ka më rëndësi Kosta Trebicka?
Pse mendoni se e bëjnë?
Mendoj se pushteti të korrupton. Është e lehtë të flasësh për gjërat nga jashtë, por kur je brenda dhe shikon komplikimet dhe implikimet, ke frikë se ajo gjë mund të kthehet ty. Është e rrezikshme të kriminalizosh procesin politik. I bie që çdo herë që vjen një president ose kryeministër i ri, tjetri të futet në burg. Këto janë ato lloj situatash që i bëjnë njerëzit të mos largohen nga pushteti. Është e vërtetë që duhet një lloj marrëveshjeje me klasën politike, por kur ka korrupsion të tillë dhe kur njerëz vriten, duhet gjithashtu të thuhet e vërteta. Prandaj, dua t’i bëj thirrje Edi Ramës të lërë mënjanë frikën e krijimit të një kulture politike hakmarrëse dhe të gjejë një mënyrë për të treguar të vërtetën. Kur e vërteta të dalë atëherë njerëzit do të çlirohen dhe më e rëndësishmja, e ardhmja e tyre do të çlirohet. Unë kam qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Kosovës dhe e di se vendi ka vuajtur tmerrësisht në historinë e saj për shkak të një udhëheqjeje të dobët. Mendoj se vendin tuaj e pret një e ardhme e bukur përpara, në qoftë se do të gjendet një mënyrë për të ndryshuar këtë kulturë politike në mënyrë domethënëse.
A mund të më thoni diçka në lidhje me politikanët shqiptarë të përfshirë në Gërdec, që nuk i keni përfshirë në libër, pasi nuk kishin interes në Amerikë?
Nuk është se nuk kishin interes, por ato ishin shumë specifike për Shqipërinë për t’u botuar, besoj se më kuptoni. Gjithsesi, pjesa më e madhe e këtij informacioni lidhej me Ministrin e Mbrojtjes Mediu. Vajza e tij studionte në një shkollë në Teksas, ku taksa vjetore ishte 40.000 dollarë, ndërkohë paga e ministrit ishte 20.000 dollarë në vit. Pra, më thoni se si ishte e mundur. Ministri i Mbrojtjes Mediu vinte gjithmonë në Shtetet e Bashkuara për Mëngjesin e Lutjeve, një lloj ceremonie ku republikanët konservatorë dhe disa demokratë mblidheshin për t’u lutur për të ardhmen në botë dhe Mediu hiqej si i krishterë. Kur u takua një herë me ambasadorin Ëithers, ambasadori duke menduar se Mediu ishte i krishterë, i kërkoi atij të thoshte një lutje. Të gjithëzyrtarët shqiptarë filluan të qeshnin sepse, në thelb, ata luanin një lojë me politikanët amerikanë duke bërë gjëra për t’i kënaqur ata. Kjo tingëllon si një shaka, por duhet të kuptoni se Shqipëria është kryesisht myslimane, është fuqimisht pro amerikane dhe ka një situatë shumë të dobët ligjore. E pyes veten se deri ku shkojnë Shtetet e Bashkuara sa i përket regjistrimit të operacioneve të errëta brenda Shqipërisë. Unë nuk e di nëse e vërteta do të dalë, por Shqipëria, si një vend anëtare e NATO-s, si një vend që po përpiqet të jetë pjesë e Evropës, pas mijëra vjetësh të qenit midis Evropës dhe botës arabe, ka nevojë të krijojë rrugën e vet dhe të mos jetë frikacake nën hijen e Amerikës.
Kam një pyetje personale. Si keni filuar të punoni me këtë rast? Si i keni marrë të gjitha informacionet? Apo një gazetar investigativ nuk e zbulon kurrë burimin e vet?
Jo, nuk mund të zbuloj burimet e mia, nuk do të ishte një ide e mirë. Për kuriozitet, po ju them diçka. Pashë një histori në faqen e parë të Neë York Times ku thuhej se dy të rinj amerikanë, sipas Neë York Times, kishin mashtruar Pentagonin me nënshkrimin e një kontrate të disa municioneve të vjetra dhe me cilësi të dobët, për të furnizuar Afganistanin. Ngjante si një çmenduri dhe thashë me vete, uau, të kenë mundur ta bëjnë vërtetë?! T’ju them diçka, se si gazetar, sa herë diçka duket e pamundur, ajo është diçka që për mua përbën interes, i ndjek këto histori. Duhet të jesh këmbëngulës dhe nuk duhet të pranosh ‘jo’ si përgjigje. Kjo histori më mori disa vite punë, nuk është se vendosa një ditë, ashtu kot, të mësoj më shumë për këtë histori. Mu desh gjithashtu kohë, pasi isha skeptik, ngaqë ajo që zbulova ishte se Neë York Times (unë shkruaj për Neë York Times, por edhe raportoj mbi NYT), sipas mendimit tim, e kishte shkruar historinë
Historia e vërtetë këtu është sesi Pentagoni ishte duke bërë një punë të shkëlqyer në Afganistan dhe Irak dhe, vite më vonë, të dyja këto luftëra dolën të humbura. Kjo është tragjedia e kësaj, në një kornizë më të gjerë.
Si ka mundësi që Pentagoni ka nënshkruar një marrëveshje kaq të rëndësishme me dy djem të rinj?
Do t’ju jap një përgjigje të gjatë dhe një përgjigje të shkurtër. Përgjigja e shkurtër është se kjo është koha e internetit. Pentagoni nuk e dinte se kush ishin këta djem. Ata ishin thjesht një kompani, që kishin një faqe interneti dhe ofronin çmimet më të lira. Por, një përgjigje më e gjatë do të ishte se qeveria e Shteteve të Bashkuara, në thelb kërkonin një kontratë me çmimin më të ulët. Qeveria Amerikane kërkonte të dërgonte këto armë në Irak dhe Afganistan, në këto vende që ata vetë i pushtuan, duke i ditur pasojat se çfarë do të ndodhte pas luftërave. Pra, atyre nuk i bëhej vonë se me kë po e bënin kontratën, thjesht donin të mbaronin punë. Kur ke një qëndrim dhe plan të tillë, mund të përfundosh duke bërë gabime të mëdha. Askush nuk provoi, përveç Neë York Times, në fakt edhe qeveria amerikane pranon se nuk është e vërtetë që municionet nuk funksiononin. Ato funksiononin. Ky është çelësi i gjithë kësaj. Në fakt djemtë ishin duke bërë një punë të mirë. Ishte gjithë pushteti rreth tyre, si Pentagoni, Neë York Times, Departamenti i Drejtësisë dhe qeveria shqiptare, që i çoi në burg. Gjithë këto pushtete kaluan në panik dhe donin dikë për të fajësuar dhe kështu fajësuan djemtë. Djemtë nuk kishin asnjë fuqi, nuk kishin zyrë, nuk kishin autoritetin. Kështu përfunduan duke e marrë ata fajin. Në mënyrë të çuditshme, historia është pikërisht e kundërta e asaj që është portretizuar. Kjo është një histori shumë e çuditshme dhe unë shpresoj që njerëzit ta lexojnë librin. Unë shpresoj që shqiptaret të përpiqen t’i detyrojnë njerëzit si Erion Veliaj dhe Edi Rama të mbajnë fjalën e tyre dhe të mbështesin viktimat e Gërdecit. Mos e prisni nga jashtë ndihmën. Sepse Hollivudi do të nxjerrë këtë fillmin, që është një komedi e zezë. Por Hollivudit nuk i bëhet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as Neë York Times nuk i bëhet vonë. Janë njerëzit si unë e ti që e duam Shqipërinë, prandaj duhet të ushtrojmë më shumë presion që e vërteta të dalë.