Milioneri Femi Otedola ka blerë tre super-makina në model të njëjtë Ferrari Portofino, për secilën nga tre vajzat e tij.
Një prej vajzave të tij fatlume, Florence Ifeoluwa Otedola, e njohur ndryshe për fansat e muzikës si DJ Cuppy, tregonte treshen e makinëve në llogarinë e saj në Instagram. 27 -vjeçarja ndante foton e motrave me tre makinat e reja, me rreth 6 milionë ndjekësat e saj.
Ajo vetë kishte zgjedhur një Portofino ngjyrë rozë me targë të personalizuar CUP 9Y, ndërsa dy motrat e saj Elizabeth Temi e Tolani Otedola kishin marrë respektivisht një makinë ngjyrë bronzi e një ngjyrë blu.
View this post on Instagram
Papa took us shopping and bought ONE of EACH! 💕💨 #FerrariPortofino #CuppyDat
Tolani, motra e madhe Otedola është këngëtare. Ndërsa Temi, më e vogla është komentatore në Youtube dhe shpreson të bëhet një ditë stiliste mode.
Babai Otedola është pronar i grupi të naftës Zenon Petroleum dhe Gas Ltd si dhe i një numri biznesesh të tjera. Vlera e pasurisë së tij llogaritet në $1.85 miliardë dhe kjo e bën atë njeriun e 1,011 më të pasur në botë.
Një nga komentuesit në Instagram shkruante: “Dhurata më e bukur e Otedola për fëmijët e tij nuk janë dhuratat por fakti që ai është prezent për to dhe paraja nuk mund ta blejë këtë”.